Rama e Vuçiç përballen sërish më 27 gusht

07 Gsh 15

Pas vizitës së Ramës në Beograd vitin që shkoi dhe kthimit të vizitës nga Vuçiç pak muaj më parë, dy shefat e qeverive do të jenë përsëri përballë njëri-tjetrit pas pak javësh.

 
0
0
Kryeministri Edi Rama do të jetë sërish përballë homologut serb Aleksandër Vuçiç. Këtë herë as në Beograd e as në Tiranë por në emisionin televiziv online“Okruzenje”, më datë 27 gusht. 
 
Lajmi për përballjen në emisionin serb  është konfirmuar në faqen online të rrjetit online ku thuhet se Rama dhe Vuçiç do të jenë mysafirë të dy drejtuesve të emisionit Nenad Sebek, aktivist i njohur për të drejta e demokraci në Ballkan dhe Zvezdana Kovaç gazetare e njohur nga Mali i Zi. 
Bashkë me ta në studio e rrjetit online ballkanik do të jetë edhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Goran Svilanoviç.
 
Në fund të gushtit Rama e Vuçiç do të jenë së bashku në samitin e Vjenës të rrethuar edhe nga kryeministrat e tjerë të rajonit dhe kjo do jetë një mundësi e mirë për të biseduar.
 
Nuk është bërë e ditur tema e emisionit, por kuptohet që dy kryeministrat do të kenë mundësi të shfaqin pikëpamjet e tyre rreth samitit të Vjenës dhe marrëdhënieve mes dy vendeve që kanë njohur një ndryshim të dukshëm pas vizitave të ndërsjellta të Ramës e Vuçiç në Tiranë dhe Beograd.
 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: ALEKSANDAR VUCIC GUSHT RAMA
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1508070070