E quajti vulgare. Ilda Bejleri i jep një provë më shumë
 
Shperndaje
ikub#: 1803080094
E quajti vulgare. Ilda Bejleri i jep një provë më shumë Moderatorja e sportit nuk është menduar dy herë kur i adresoi përgjigjen analistit Nano, i cili pak ditë më parë, në emisionin e tij, Bejlerit dhe veshjes së saj, i kushtoi jo pak kohë.
Veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit...", do të pohonte Mustafai, sigurisht i bindur që Ilda do të reagonte.
Dhe reagimi erdhi. Por në vend të fjalëve të zgjedhura dhe ndryshe nga elokuenca e Mustafait, Ilda i rezervoi fjalorin e saj, vulgar.
 “O Muç katunari!, ishte fraza, në vend të hyrjes, se moderatores së bukur.  Nuk e dija që paske marrë përsipër të përmirësosh moralin e shoqërisë shqiptare dhe ta çosh 30 vjet prapa, kur ti jetoje në Skrapar dhe ecje me këpucë ushtarake dhe triko leshi të bërë me lesh batanije të vjedhur nga ndonjë repart ushtarak ku babai yt punonte si kapter. Ajo trikoja të mbante ngrohtë kur punoje te posta e Enverit dhe incizoje telefonatat e njerëzve për Sigurimin. Një fshatar i lindur është armik i bukurisë. E vërtetove me këtë artikull Muçi”.
Tani që i keni të dyja shkrimet, mund të gjykoni vetë...se kush është "katunari"
 
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: ILDA BEJLERI MUSTAFA NANO

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved