PD akuza Ramës, Vokshi: Po pengohet konstituimi i Bashkisë së Pogradecit

10 Gsh 15

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka akuzuar Kryeministrin Rama për moslejimin e konstituimit të Këshillit Bashkiak të Pogradecit.

 
0
0
PD ka akuzuar kreun e Qeverisë Edi Rama ditën e sotme moslejimin e konstituimit të Bashkisë së Pogradecit, që sipas deputetets së kësaj partie Albana Vokshi po e mban këtë qytet në kaos. 
 
“Partia Demokratike denoncon papërgjegjshmërinë ekstreme të Edi Ramës dhe levave të tij, që mbajnë Pogradecin  në kaos, duke mos lejuar konstituimin e Këshillit Bashkiak dhe nisjen nga puna të Bashkisë.
Përmes Peleshit dhe Prefektit të Korcës, Edi Rama po hakmerret ndaj pogradecarëve që nuk votuan për të dhe ortakun e tij Meta, duke mbajtur peng Bashkinë e re.
Me pretekste banale sikur këshilltarët e majtë qenkan me pushime, janë mbyllur dyert e kësaj bashkie e cila prej 10 muajsh është pothuajse jo-funksionale.
Kanë kaluar tashmë 27 ditë që Prefekti ka në tryezë vendimin përfundimtar të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve për këtë Bashki.
Pengimi i konstituimit dhe fillimit të punës, është një hakmarrje e verbër por dhe shkelje e ligjit njëkohësisht, dhe për këtë Partia Demokratike do ti drejtohet organeve të drejtësisë.
Ne i bëjmë thirrje Prefektit të Korcës të heqë dorë nga ky shërbim kriminal, e të zbatojë ligjin. Qytetarët e Pogradecit nuk mund të ndëshkohen, duke u mbajtur peng Bashkinë dhe shërbimet.
Edi Rama po vërteton tezën e tij të fushatës zgjedhore se nëse shqiptarët nuk votonin kandidatët e tij ai do ti linte pa ujë e pa investime. Por në realitet, ai po shkon edhe më larg, duke i lënë qytetarët që nuk e kanë votuar atë, edhe pa Bashki.
Partia Demokratike i bën të ditur Edi Ramës se ai nuk është zot i vendit dhe pronar i bashkive. Vullneti i qytetarëve të Pogradecit nuk mund të mbahet peng, dhe nuk ka për tu mbajtur peng nga marionetat e tij e tij Pelesh-Prefekt”, u shpreh në një deklaratë për mediat deputetja e PD-së Albana Vokshi. 
 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: AKUZA EDI RAMA PD
Postuar nga: e.d
ikub #:
1508100045