PD: Rama, hakmarrje primitive ndaj gazetarëve që nuk i ka nën kontroll

15 Gsh 15

Partia Demokratike përmes një deklarate për mediat, akuzon kryeministrin Rama për hakmarrje ndaj gazetarëve që nuk i ka nën kontroll.

 
0
0
Partia Demokratike, përmes një deklarate për mediat ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama se po sulmon median e lirë dhe gazetarët që nuk mendojnë si ai. Ky reagim nga ana e PD  vjen, disa ditë  pasi në pikat e kontrollit kufitar në Shqipëri, u shpërnda një listë me emrat e gazetarëve të Agon Channel, për të cilët ishte lëshuar urdhri të kontrolloheshin imtësisht. Gjithashtu, dy ditë më parë gazetari Andi Bejtja i drejtoi një letër të hapur Ambasadorit të SHBA, në të cilën thuhej se gazetarëve të këtij televizioni u dhunohej e drejta e fjalës dhe e pagës.
 
“Partia Demokratike e konsideron këtë nje sulm të drejtpërdrejtë të Edi Ramës ndaj medias së lirë, dhunim barbar i standardit demkratik, hakmarrje primitive ndaj gazetareve që nuk mendojnë si ai e që nuk i ka nën kontroll.
Ne inkurajojmë gazetarët që përndiqen nga Edi Rama të vazhdojnë misionin e tyre në shërbim të lirisë dhe interesit publik. Kauza e tyre sot është kauza e shumicës absolute të qytetarëve te vendit. 
Partia Demokratike është në krah të gazetarëve të lirë dhe e vendosur të mbrojë vlerat themelore të demokracisë si liria e shprehjes”, thuhet ne deklraraten e PD.
 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: AGON CHANNEL HAKMARRJE PD RAMA
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1508150026