PD: 720 mln lekë për klientin e Ramës. Reagon OSHEE

18 Gsh 15

Partia Demokratike ka akuzuar OSHEE-në për abuzim me trajnimit, e cila ka mbledhur 720 milionë lekë për t’ia dhënë “një miku të qeverisë”.

 
0
0

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Oriela Nebiaj, ka akuzuar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për tendera korruptivë për trajnimin e punonjësve të saj. Përmes zëdhënëses Nebiaj, PD akuzon OSHEE-në se ka mbledhur 720 milionë lekë për t’ia dhënë një klienti të kryeministrit, duke vendosur kritere të tilla për tenderin që paracaktojnë fituesin.

Opozita deklaron se vlera e miliona lekëve që darovitet nga OSHEE është sa vlera e 8 mijë e 728 pensioneve në fshat, sa 4 mijë e 799 pensione në qytet, 10 mijë e 511 pagesa papunësie dhe 19 mijë e 846 ndihma ekonomike.

“OSHE është denoncuar për afera korruptive vazhdimisht, dhe abuzimin e ka tiparin e saj kryesor. OSHE ka aplikuar që në fillim dy standarde, duke dërguar në burg e duke i nxitur drejt vetëvrasjes familjarë të pamundur për debi deri në 30 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që ka favorizuar klanet afër qeverisë e deputetë me detyrime qindra milionë lekë energji.”, ka vijuar me akuzat zëdhënësja Nebiaj.

Në përfundim të deklaratës, PD i ka bërë thirrje prokurorisë të nisë hetimet dhe ka premtuar se pas marrjes së pushtetit, do vendosë përpara përgjegjësisë të gjithë abuzuesit me fondet publike. 

Reagon OSHEE

Pas akuzave të PD ndaj OSHEE-së, mbi tenderin për trajnimin e punonjësve, ka reaguar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Në deklaratën e saj, OSHEE shprehet se Partia Demokratike ndihet e dëshpëruar nga suksesi i reformën energjetike.

OSHEE bën të ditur se buxheti për trajnimin e 5,500 punonjësve është vendosur në konsultim me Bankën Botërore. Ky buxhet do të përdoret për realizimin e 15,396 trajnimeve që do zhvillohen përgjatë disa muajve. 


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: ABUZIMI AKUZA OSHEE PD
Postuar nga: xh.a
ikub #:
1508180114