Aleksandër Vuçiç mirëpret emigrantët në Serbi

19 Gsh 15

Kryeministri serb Aleksandër Vucic, është takuar sot me emigrantë në stacionin kryesor të autobusit në Beograd.

 
0
0
Kreu i Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiç ka takuar ditën e sotme emigrantë të cilët janë vendosur në stacionin kryesor të autobusit në Beograd. 
Refugjatët nga Afrika, Lindja e Mesme por edhe Azia, po përdorin Serbinë si rrugë kalimi për në vendet e BE-së. Kryeministri i Serbisë tha se do të bëjë gjithçka që ata të ndihen dhe të trajtohen më mirë. 
 
“Ne do të bëjmë gjithcka për ju, në mënyrë që të jeni të sigurtë si në shtëpitë tuaja. Do të jeni gjithnjë të mirëpritur në vendin tonë. Serbia ju ofron mikëpritje. Duke patur parasysh se ditët e ftohta po vinë, ne do të ngrejmë edhe qëndra të përkohshme strehimi për ju, me shumë gjasa në krah të Hotelit kombëtar”. Njerzit i drejtohen refugjatëve nga Siria dhe Afganistani si të ishin një problem i madh ndërsa ne këtu në Serbi i mirëpresim. Kështu ka vuajtur edhe populli ynë 20 vjet më parë”, tha Kryeministri serb gjatë bisedave me emigrantët. 
Që nga muaji janar, mbi 1 milionë emigrantë kanë kaluar përmes Serbisë për në vendet e BE-së, me mbi 2 mijë në ditë.
 
 
 
 
 
 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: ALEKSANDAR VUCIC EMIGRANT SERBIA
Postuar nga: e.d
ikub #:
1508190203