Halimi për Reformën në Drejtësi: Të udhëhiqet nga standardet europiane

21 Gsh 15

Reforma në drejtësi, Halimi: Duhet të jetë tërësore, të ndalet kapja politike e sistemit

 
0
0
Reagon deputeti i PD-së Eduard Halimi pas deklaratës së kreut të Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, i cili tha se të gjithë janë përgjegjës për sistemin e drejtësisë në vendin tonë.
 
Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi është shprehur se reforma në drejtësi është jetike për vendin tonë, por sipas tij ajo duhet të jetë tërësore dhe të udhëhiqet nga standardet dhe ekspertiza ndërkombëtare.
 
Ai tha më tej se qytetarët presin sinqeritet dhe jo hipokrizi, ndaj sipas tij kapja politike e sistemit të drejtësisë duhet që të ndalet.
“Presidenti tha te vërteten për ekspertet vendas. Sinqeriteti dhe jo hipokrizia ndihmojnë reformën ne drejtësi.
Reforma ne drejtësi është jetike për vendin dhe te ardhmen europiane. Vetëm një proces transparent, gjithëpërfshirës, bazuar ne ekspertizën ndërkombëtare dhe I sinqerte mund te prodhoje një reforme cilësore. Një reforme me një strategji tërësore, jo te fragmentuar, te plote dhe vizionare, jo për 3 muaj por afatgjate siç kërkohet nga BE. Vetëm kështu mund te arrihet qëllimi për te larguar gjyqtaret e prokuroret e paafte, te korruptuar, te përulur para pushtetit e te kapur politikisht. Vetëm kështu mund garantojmë një sistem drejtësie te fuqishëm dhe plotësisht te pavarur ne interes te qytetareve. Qe te mbroje qytetaret qe nuk kane te paguajnë dhe mos liroje baronët e drogës qe lëvizin me makinat e deputeteve miq te kryeministrit, te mbroje fjalën e lire dhe te dënojë agresoret edhe kur janë deputete miq te kryeministrit.
Dhe për ta bere këtë ne procesin e reformës para se gjithash e mbi te gjitha qytetaret dhe aktoret e drejtësisë presin sinqeritet dhe jo hipokrizi.
Sinqeriteti e ndihmon procesin dhe askush nuk duhet te ndihet i intimiduar tij.
Ne duhet te jemi te vërtetë me shqiptaret dhe me partneret ndërkombëtare.
Presidenti i Republikës tha te vërteten për ekspertet vendas, pasi te gjithë e dine se ata kane qene funksionare politike te kohës se komunizmit dhe qeverive socialiste, militante ekstremiste te historisë se Partisë se Punës dhe komunizmit, ish gjyqtare te komunizmit me dënime te tmerrshme ndaj qytetareve apo gjyqtare te kapur e militante sa here PS vjen ne pushtet.
 
Ti thuash qytetareve dhe partnereve ndërkombëtare se këta janë specialiste te pavarur nuk e ndihmon procesin. Ndihmon partine, por jo reformën, shpërblen shokët e miqtë e partisë dhe kryetarit por jo drejtësinë.
 
Te sulmosh Presidentin kur ai thotë te vërteten ndihmon kryetarin e partisë ne luftën ndaj Presidentit por jo procesin e reformës ne drejtësi.
 
Është me e drejte te mos jemi hipokrite e te themi te vërtetat. Ata janë eksperte te propozuar nga PS qe te shprehin mendimin e PS. Te gjithë e dine këtë.
 
Ashtu siç e dine dhe janë shpresëplotë se vetëm ekspertiza ndërkombëtare, ndihma e jashtëzakonshme e ambasadorit USA, BE, OSCE vigjilenca e tyre do te garantoje procesin dhe qëllimin e pritshëm te saj.
Ndaj jemi ne këtë proces te reformës, me te vendosur se kurrë, jo për ti bere makijazh drejtësisë se kapur nga mazhoranca, as për te qene fasade e një strategjie kapje te mëtejshme te sistemit nga mazhoranca, por me qëllimin qe bashke me garancinë dhe qëndrimin syçelët te ndërkombëtareve, reforma te behet tërësore dhe te udhëhiqet nga standardet dhe ekspertiza ndërkombëtare dhe kapja politike e sistemit te drejtësisë te ndalet.
 
Për këtë PD është me e vendosur se kurrë bashke me garancinë e partnereve ndërkombëtare”, tha në deklaratën për mediat deputeti Halimi. 
 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: DREJTESIA EDUARD HALIMI REFORMA
Postuar nga: e.d
ikub #:
1508210185