Kosovë-Serbi, nënshkruhen 4 marrëveshje. Mogherini: Arritje e madhe

25 Gsh 15

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Frederika Mogherini, ka njoftuar nënshkrimin e katër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

 
0
0

Shefja e Diplomacisë Europiane, Federica Mogherini, ka njoftuar nënshkrimin e katër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, bëri të ditur nënshkrimin e marrëveshjeve përmes një postimi në profilin e saj në “Twitter”.

“Katër marrëveshje janë nënshkruan në fund të një ditë të gjatë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar në “Twitter” Mogherini, duke i cilësuar arritjet si historike.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është shprehur se Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshjen pako, e cila përfshinë edhe marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Marrëveshja është arritur. Ju konfirmoj se çdo marrëveshje është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, është shprehur Thaçi.

 


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: FEDERICA MOGHERINI KOSOVA MARREVESHJE SERBIA
Postuar nga: xh.a
ikub #:
1508250204