Nikolic: Serbia s’do ta njohë Kosovën

25 Gsh 15

Presidenti i Serbisë ka përsëritur se Serbia nuk ka për ta njohur Kosovën.

 
0
0

Gjatë një takimi me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka përsëritur se Serbia kurrë nuk do ta njohë “shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës dhe Metohisë”.

Presidenti i Serbisë takoi raportuesin Agustin Conde, si pjesë të përgatitjes për raportin mbi situatën në Kosovë.

“Parimet mbi të cilat Këshilli i Evropës është i bazuar, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut, janë edhe parimet që mbështesin përpjekjet e bëra nga Serbia. Ne luftojmë për të parë çdo qytetar të Kosovës e Metohisë në gjendje që të ushtrojë të gjitha të drejtat e tij dhe kjo është arsyeja pse kemi hyrë negociatat me Prishtinën. Por në qoftë se kjo do të thotë që Kosova të bëhet një shtet-anëtar i BE-së, atëherë këto parime do të jenë diçka që ne nuk mund t’i pranojmë”, u shpreh Nikolic.

 


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: DEKLARATE KOSOVA NJOHJA TOMISLAV NIKOLIC
Postuar nga: xh.a
ikub #:
1508250208