Prishtinë, kundërshti për temat në diskutim me Serbinë

25 Gsh 15

Zyrtarë partiakë dhe institucionalë kanë shprehur kundërshtitë e tyre lidhur me bisedimet që po vijojnë mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

 
0
0

Takimi mes kryeministrit Mustafa dhe homologut të tij serb Vuçiç në Bruksel për t’i dhënë vulën përfundimtare bisedimeve për themelimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbe, ka ngjallur kundërshti në rradhët e zyrtarëve partiakë dhe institucionalë që janë shprehur lidhur me rrezikun që mbart krijimi i këtij mekanizmi.

Lutfi Haziri, pjesëtar në partinë e Isa Mustafës, është shprehur se serbët duan që të vendosin pushtetin e tretë në Kosovë, që con drejt një autonomie territoriale dhe politike për qytetarët që jetojnë brenda Kosovës, duke hapur një korridor në veri të Kosovës, i cili lidhet me korridore të komunave që janë me shumicë serbe dhe depërton në brendësi të Kosovës, në juglindje të saj dhe lidhet territorialisht me Serbinë. Ai kujton se kjo cështje është diskutuar edhe në bisedimet e Vjenë, por për shkak se binte në kundërshtim me kornizën kushtetuese, nuk ka ecur përpara.

Për Jakup Krasniqin, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, zanafilla e problemit është marrëveshja për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, e miratuar në 2013-ën.

Kundërshtitë e tyre kanë shprehur edhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, si dhe zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri. Sipas Limaj, përmes krijimit të asociacionit po e rrënon tërësisht funksionalitetin e shtetit nga brenda, duke e legjitimuar krijimin e një entiteti të pavarur.

“Përshembull, nëse Kosova synon që të integrojë serbët, duke e parë asociacionin si instrument lehtësues për hartimin e politikave publike komunale për komunat me shumicë serbe, synimi i Beogradit është që ai të krijohet mbi kriterin e etnisë dhe si adresë kryesore për vendimmarrje për serbët e Kosovës, duke rënë ndesh me kriterin e shtetësisë”, është shprehur Tahiri.


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: KUNDERSHTI MARREVESHJE PRISHTINE SERBIA
Postuar nga: xh.a
ikub #:
1508250179