Reportazhi i “FAZ”, PD: Të merren hapa konkrete dhe urgjente

25 Gsh 15

Deputeti demokrat Gerti Bogdani ka reaguar lidhur numrin në rritje të shqiptarëve që largohen nga Shqipëria drejt Gjermanisë për një të ardhme më të mirë.

 
0
0

Pas reportazhit të gazetës gjermane “FAZ’ lidhur me eksodin e shqiptarëve, deputeti i PD-së, Gerti Bogdani, është shprehur se rikthimi i eksodit të frikshëm të shqiptarëve është një mesazh i qartë për qeverinë, pushtetarët dhe çdokënd që e çon Shqipërinë drejt kësaj gjendje të mjerueshme.

“Gazeta e njohur gjermane FAZ thotë qartazi se shqiptarët ikin nga përfshirja e kriminelëve në qeverisje, rritja e frikshme e papunësinë, nga rritja e taksave, nga terrori policor dhe politik që i bëhet çdo familje e çdo shqiptari, në emër të ngritjes së një shteti që në fakt po bën qindra mijëra qytetare të tij të ikin çdo ditë pa kthyer kokën pas, njësoj si emigrantet e luftës, më të shumtë në numër se emigrantët nga Siria!”, ka deklaruar deputeti Bogdani.

Ai ka vijuar duke akuzuar kryeministrin dhe qeveritarët e tjerë që nuk po e marrin seriozisht gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet Shqipëria, duke treguar se nuk kanë asnjë plan, asnjë zgjidhje.

“Edi Rama dhe keqqeverisja e tij në partneritet me krimin është në fakt vetë problemi dhe pikënisja e të gjithë problemeve të tjera, arsye kryesore të eksodit tragjik të mijëra shqiptarëve. Ndaj dhe zgjidhja e problemit nis me largimin e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri.”, ka përfunduar deklaratën Gerti Bogdani. 


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: AKUZA AZILKERKUES GERTI BOGDANI PD
Postuar nga: xh.a
ikub #:
1508250174