Vuçiç: Ja kompetencat e asosacionit që u nënshkruan

25 Gsh 15

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se palët janë marrë vesh për të gjitha temat.

 
0
0

Pas nënshkrimit të katër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Vuçiç ka deklaruar se janë nënshkruar marrëveshjet për komunën serbe, energjinë, telekomunikacionin dhe urën mbi lumin Ibër.

“Sonte u arrit marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Asociacioni do të ketë kompetenca të gjera. Ata do ta kenë president, zëvendëspreisdent, mbledhje të përgjithshme, flamur. Ata do të mund të financohen nga Serbia dhe është shkruar qartë se Serbia ka të drejtë ta bëjë këtë”, është shprehur kryeministri serb.

Në vijim, Vuçiç ka vlerësuar punën e ekipit serb dhe ka shprehur sigurinë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: ALEKSANDAR VUCIC DEKLARATE MARREVESHJE NENSHKRIMI
Postuar nga: xh.a
ikub #:
1508250210