Nënshkrimi i marrëveshjeve, Kurz: Mundësi për anëtarësimin e Serbisë në BE

26 Gsh 15

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, Ministri i Jashtëm i Austrisë ka deklaruar se ekziston mundësia për anëtarësimin e Serbisë në BE.

 
0
0

Nënshkrimi i marrëveshjeve me Kosovën, mundet që të jetë një ogur i mirë për Serbinë. Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, ka deklaruar se Bashkimi Europian mund të hapë kapitujt e parë për anëtarësimin e Serbisë në bllok. Në një deklaratë për mediat serbe, ai është shprehur se marrëveshjet janë të një rëndësie të madhe.

“Ato kanë qenë të domosdoshme për afrim me BE-në dhe i sjellin stabilitet gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Kurtz,

Një ditë më parë, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vucic, kanë nënshkruar marrëveshje për energjinë, telekomunikimin, lirinë e lëvizjes dhe Asosacionin e komunave me shumicë serbe. Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është kryer në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, me ndërmjetësimin e BE-së.

 


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: ANETARESIMI BE MARREVESHJE SERBIA
Postuar nga: xh.a
ikub #:
1508260163