Rama: Lufta kundër informalitetit kryefjala e 300 ditëshit të tretë

31 Gsh 15

Kryeministri Rama ka njoftuar se nga nesër nis një reformë e rëndësishme për biznesin shqiptar e cila do të jetë kryerfjala e 300 ditëshit të tretë të qeverisë.

 
0
0

Kryeministri Rama në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar ka njoftuar nisjen e aksionit kundër informalitetit më datë 1 shtator.

"Besoj që sot në ekonominë shqiptare  për çdo konsumator nga njëra anë dhe çdo biznes që ushtron aktivitet të ligjshëm deh paguan rregullisht detyrimet është domosdoshmëri që qeveria dhe shteti të bëjnë një hap të rëndësishëm për të luftuar paligjshmërinë në cdo aktivitet ekonomik dhe tregtar dhe për ta vënë shtetin në kraht të konsumatorit dhe të biznesit të ndershëm. Kemi një formë të mirëstudiuar për të siguruar qëndrueshmëri në fitoren e kësaj sfide", tha Rama.

Sa i përket mënyres se  zhvillimit, aksioni do të jetë i ngjashëm me të tjerët që ka ndërmarrë qeveria deri më tani. Ky Operacion do të jetë i ngjashëm në thelb dhe në efekt me atë të energjisë, mbrojtjes së territorit, ndarjes në sistemin e arsimit mes atyre që ushtrojnë aktivitet të ligjshëm si subjekte private dhe atyre që deri dje e kishin kthyer sistemin në një hapësirë abuzimi dhe tregtie me diplomat”, tha Rama.

Për kryeministrin, ky aksion nuk duhet të shihet si një luftë ndaj biznesit të vogël. “Është një aksion për të bërë të mundur që më të mëdhenjtë të veprojnë brenda kornizës së ligjit dhe gjithkush të fitojë atë që i takon dhe jo të përfitojë duke vjedhur atë që i takon shoqërisë, e cila duhat ta marrë mbrapsht përmes investimeve dhe shërbimeve të shtetit”, u shpreh kryeministri.

 


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: INFORMALE LUFTA RAMA REFORMA
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1508310180