Kriza e refugjatëve, Serbia kërkon ndihmë nga BE-ja

03 Sht 15

Serbia është futur në një krizë të thellë, për shkak të numrit të madh të emigrantëve.

 
0
0
Shteti serb është futur në një krizë të thellë për shkak të fluksit të refugjatëve. Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka apeluar ndaj Gjermanisë dhe BE-së, që azilantët të mos shpërblehen me shuma të hollash.
 
Ndërkohë, zyrtarë të qeverisë kanë vizituar kampin e Preshevës, të shoqëruar edhe nga zyrtarët e Bavarisë, nga Gjermania.
 
Kohët e fundit ka pasur paralajmërime se, Hungaria mund të kthejë në Serbi me mijëra refugjatë nga Siria, Iraku e vende të tjera, një pjesë e të cilëve po presin në stacionin e trenit në Budapest. Vetëm gjatë muajve korrik e gusht, në Serbi kanë mbërritur mbi 47 mijë emigrantë.
 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: EMIGRANT KRIZA SERBIA
Postuar nga: e.d
ikub #:
1509030228