Ndeshja me Serbinë, Duka: Nuk kam frikë nga dronët por nga “joshqiptarët”

09 Sht 15

Kreu i FSHF-së Armand Duka ka takuar sot Ambasadorin e Serbisë në Tiranë, për të folur për sa i përket organizimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë e cila do të zhvillohet më 8 tetor.

 
0
0
Armand Duka, Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar një takim me Ambasadorin serb në Tiranë, me të cilin ka folur për ndeshjen Shqipëri-Serbi e cila do të luhet më 8 tetor. Duka është shprehur se kanë filluar përgatitjen për ndeshjen e shumëpritur që prej një muaji tashmë. Më tej ai ka thënë se “nuk ka frikë nga dronet, por nga ‘joshqiptarët’, të cilët prishin ndeshjen”.
Ndërkohë Ambasadori serb në vendin tonë, është shprehur se beson që ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë do të shkojë më së miri. 
 
Ndërkohë trajneri i Kombëtares Shqiptare Giani De Biazi duke folur për dy kualifikueset e fundit në grup të kuqezinjve, vlerëson Serbinë dhe Armeninë, edhe pse kanë dalë jashtë çdolloj objektivi.
“Po ta shohësh në letër, konstatimi i parë është se luajmë përballë dy ekipeve jashtë gare, jashtë çdolloj objektivi në këto kualifikuese. Mirëpo, me serbët bëhet fjalë për më shumë se një ndeshje futbolli. Sikurse e dini, ekzistojnë këto problemet mes dy tifozerive, çka prodhoi edhe ndërprerjen e ndeshjes së parë në Beograd, tetorin e vitit të kaluar. Duke e parë vetëm në këtë drejtim, pa llogaritur individualitetet e potencialin mjaft cilësor që mbart grupi i lojtarëve të Serbisë, ndeshja me ta do të jetë shumë e vështirë. Uroj shumë që t’i mbyllim sa më mirë këto kualifikuese, sepse jemi paraqitur shkëlqyeshëm. Kemi luajtur më mirë edhe se Danimarka, që është rivali ynë direkt për vendin e dytë dhe shkuarjen në finalet e Europianit të Francës”, tha De Biasi.
 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: AMBASADOR ARMAND DUKA NDESHJE SERBIA SERBIA
Postuar nga: e.d
ikub #:
1509090115