Anulohet vizita e Vuçiç në veri të Mitrovicës

27 Shk 16

Është anuluar vizita e kryeministrit të Serbisë në veri të Mitrovicës.

 
0
0

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë bërë me dije se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka anuluar vizitën e tij në veri të Mitrovicës, e parashikuar për të dielën. Lajmi është bërë i ditur për radion “Evropa e Lirë”, pa bërë të ditur shkaqet e anulimit të kësaj vizite.

 

Edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar anulimin e kësaj vizite të paralajmëruar. Ata janë shprehur se planet përgatitore që ishin në përfundim e sipër, janë ndërprerë për shkak të anulimit të vizitës.

 

Sa i takon zgjedhjes së Thaçit si president i Kosovës, kryeministri serb ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me këtë vendim, por ka shtuar se kjo ishte zgjedhja e shumicës shqiptare. Ai ka thënë se votimi i deputetëve serbë ka qenë në përputhje me interesat e tyre dhe në bazë të ndërgjegjes së tyre, transmeton “Koha.net”.


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: ALEKSANDAR VUCIC ANULIMI KOSOVE VIZITE ZYRTARE
Postuar nga: xh.a
ikub #:
1602270068