Vuçiç do vizitojë Kosovën në 20 ditët e ardhshme

28 Shk 16

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, brenda 20 ditëve të ardhshme do të vizitojë komunitetin serb në Kosovë.

 
0
0
Kreu i Qeverisë serbe Aleksandër Vuçiç pritet që në 20 ditët e ardhshme të vizitojë Kosovën. Këtë fakt e ka bërë me dije shefi i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.
 
‘Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të vizitojë në 20 ditët e ardhshme komunitetin serb në Kosovë e Metohi’, ka thënë Gjuriç.
 
Duke ju referuar  mediave serbe, Vuçiç do të vizitojë komunitetin serb si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit, ku do të bisedojë me qytetarët.
 
Gjuriç ka shtuar se ‘situata në jug të Ibrit është komplekse dhe për këtë arsye është e domosdoshme mbështetja dhe solidarizimi me ta’.
 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: ALEKSANDAR VUCIC KOSOVA VIZITE ZYRTARE
Postuar nga: e.d
ikub #:
1602280004