Gratë demokrate protestë kundër Ramës për fyerjet në Kuvend: Largohu sa më parë

01 Mar 16

Gratë demokrate kanë protestuar duke dënuar fjalorin dhe fyerjet e kryeminsitrit Rama në Kuvend dhe kanë kërkuar largimin e tij.

 
0
0
Gratë demokrate kanë protestuar ditën e sotme para Kryeministrisë kundër fyerjeve të kryeministrit Rama në Kuvend. Thirrjen për tubimin e ka bërë deputetja e PD-së, Albana Vokshi, njëherazi kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas.
 
Deputetja Albina Deda gjatë fjalës së saj e akuzoi kryeministrin Rama se ushtron presion të vazhdueshëm mbi gratë dhe se ai duhet të largohet sa më parë nga qeveria.
 
"Çdo qytetar e di se cili është kapaciteti yt banal. Kur arrin të fyesh aq rëndë një grua, një deputete, një nënë, ti me siguri nuk e ke fare problem edhe të mashtrosh shqiptarët. I zhveshur siç je nga çdo normë banale, morale nuk pres që të më kërkosh falje. Gënjeshtra pas fyerjes pritej nga ti dhe nga soji yt. Je dhe një frikacak i madh, prandaj mban afër dhe kriminelë që ke sjellë aty në parlament dhe në të gjithë zyrat e shtetit. Por mos harro, unë dhe gjithë gratë që janë këtu në shesh dhe të gjitha ato gra që sot nuk kanë mundur të vinë nga presioni që ju i bëni administratës dhe presioni që ato ndjejnë në çdo moment në shtëpitë e tyre, pasiguria do të jetë portë dhe reagim i mëtejshëm i grave dhe forcës sime politike për të thënë ty: Ik sa më parë dhe të marrësh ndëshkimin e merituar." - tha Deda
 
Ndërsa deputetja Vokshi tha se Rama ka bërë pis administratën dhe ka hedhur në rrugë me mijëra vajza dhe gra të përgatitura.
 
"Vezët dhe boja e zezë mbi godinën e Kryeministrisë apo mbi godinën e Bashkisë kanë bërë më pak pis sesa ti e ke bërë pis administratën publike, qëndrore dhe lokale duke hedhur në rrugë mijëra gra dhe vajza të përgatitura dhe profesioniste, gra të përsekutuara dhe kryefamiljare për të zëvendësuar me persona me të shkuar kriminale e precedent penal. Ky manifestim i sotëm i joni është një thirrje kombëtare, të gjitha sulmet nga grave dhe vajzave janë një kërcënim prezent për të drejtat e gjithë popullësisë.Protesta jonë sot nuk është manifestim politik, por marshim kombëtar për të drejtat e grave në të gjithë Shqipërinë." - tha Vokshi

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: FJALOR FYES GRATE DEMOKRATE PROTESTA RAMA
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1603010144