Serbia më 24 prill shkon në zgjedhje të parakohshme

01 Mar 16

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se më 24 prill Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme.

 
0
0
Kreu i Qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 24 prill. Po ashtu, në këtë datë, sipas tij, do të ketë zgjedhje lokale dhe provinciale.
 
Ai ka thënë se brenda dy ditëve, Qeveria do t’ia dërgojë arsyetimin presidentit serb, Tomislav Nikolic. “Brenda dy ditësh, qeveria do të dërgojë arsyetimin te presidenti, i cili vendos se ku do të mbahen zgjedhjet dhe kjo ndoshta do të jetë më 24 prill”, tha Vuçiç.
 
Sipas tij, këto zgjedhje do të jenë një lloj referendumi nëse Serbia do të jetë një vend modern evropian dhe të shikojë nga e ardhmja, apo të mbes me të kaluarën.
 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: ALEKSANDAR VUCIC SERBIA ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME
Postuar nga: e.d
ikub #:
1603010275