Vlorë, Rama inspekton punimet për "Lungomaren" dhe shkollën "Rilindja"

05 Mar 16

Kryeministri Rama gjatë vizitës në Vlorë ka inspektuar shkollën "Rilindja" dhe projektin "Lungomare".

 
0
0
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga  Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, vizitoi sot një nga shkollat që ka përfituar nga ky program, shkolla artistike “Rilindja”, ku me një investim prej mbi 60 milionë lekë janë rikonstruktuar ambientet e brendshme dhe terreneve sportive. 21 klasa mësimore, biblioteka, palestër dhe terrene të jashtme sportive do të ofrojnë kushte krejtësisht ndryshe të mësimdhënës për 825 nxënësit e kësaj shkolle. Edhe për këtë shkollë, risi është pajisja e saj me sistem qendror ngrohjeje dhe sistemin e mbrojtjes kundër zjarrit.
 
Tashmë edhe kjo shkollë është rikonceptuar jo vetëm si një mjedis ku jepet mësim. Klasat e pikturës, të muzikës, kabineti i informatikës, si edhe terrenet sportive janë në dispozicion të nxënësve edhe ditën e shtunë për aktivitete jashtëshkollore.  Një klasë e veçantë i kushtohet fëmijëve të emigrantëve të thyer rishtas, për t’i ndihmuar ata të integrohen sa më shpejt në kushtet e reja për ta.  
 
Në dy vjet, nga programi i qeverisë, përmes Ministrisë së Arsimit, Vlora ka përfituar 12 herë më shumë investime për rehabilitimin e infrastrukturës shkollore. Në periudhën 2014-2015, për Qarkun e Vlorës është investuar për ndërtimin dhe rikonstruksionin e 10 objekteve shkollore, me vlerë totale mbi 515 milionë lekë, kundrejt vetëm 43 milionë lekë në periudhën 2012-2013.
 
Gjatë vizitës në Vlorë Rama inspektoi edhe projektin për shëtitoren në vijën bregdetare të Vlorës ka përmbyllur 42% të punimeve dhe brenda dy javëve pritet të nisë faza e dytë e tij, mbjellja e pemëve përgjatë saj.  
 
Kryeministri Rama inspektoi punimet dhe pa në terren avancimin e projektit. Faza e parë e projektit trajtoi zgjerimin e brezit ranor dhe mbushjen e lartësimin me rërë të plazhit, duke u përshtatur me shëtitoren. Ndërsa në këtë fazë të dytë do të bëhet gjelbërimi i shëtitores përgjatë vijës bregdetare. 
 
Kryeministri shoqërohej nga kryetari i bashkisë Vlorë dhe prefektja dhe deputetë të këtij Qarkut. 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: LUNGOMARE RAMA RILINDJA SHKOLLA VLORE
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1603050049