Vajza e dhunuar letër Ramës: Na rrihnin me shkop hekuri

25 Maj 16

Një 12-vjecare e dhunuar në jetimoren e Shkodrës ka shkruar një letër për kryeministrin Rama ku i rrëfen se si ajo rrihej me shkopa hekuri bashke me motrat e saj.

 
0
0
Njëra prej vajzave të dhunuara në jetimoren e Shkodrës, K.B i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama. 12 vjeçarja ka treguar në letër  dhunën sistematike që është ushtruar ndaj saj dhe motrave brenda jetimores. Vajza thotë se ajo është rrahur me shufër hekuri në mënyrë të pamëshirshme.
 
Vajza i tregn kryeministrit se në lidhje me ngjarjen ishte edhe ish-drejtoresha Albana Llazani, por që nuk ka reaguar.
 
Letra e plotë
 
“I dashur Kryeministër, unë quhem Kamela Bajrami. Unë jam 12 vjeçe, Titina është 11 vjeç dhe Laura është 7-të. Unë kam 6 vëllezër dhe 6 motra. Unë kam vuajtur shumë nga një vajzë e rritur dhe nga disa djem të mëdhenj. Motrat e mia i çonte në një dhomë kjo vajza dhe i rrihte shumë. Unë po e shkruaj këtë letër me sytë me lot. Shela më rrihte mua dhe vajzat e tjera. Ajo merrte shkopin që ishte në raft dhe na rrihte. Shkopi ishte prej hekuri dhe ajo na rrihte pa mëshirë. Shela bënte fjalë të pista me të tjerët më të mëdhenj dhe ajo më detyronte të bëja edhe unë fjalë të pista por unë nuk pranoja dhe haja dajakun e Shelës. Kur mami na merrte në shtëpi ne i tregonim mamit dhe mami shkonte tek zyshë Albana por ajo i thoshte se unë gënjeja dhe nuk merrte fare masa. Shela më merrte mua dhe më çonte në banjo për të bërë fjalë të pista dhe unë nuk pranoja dhe e kisha shumë frikë, prandaj nuk tregoja se kisha shumë frikë. Mami na ka sjellë nga e keqja sepse s’ka shtëpi dhe është shumë e sëmurë por mami na thoshte që të duronim deri sa të merrte shtëpinë por unë nuk duroj dot më, ju lutem shumë të na ndihmoni mamin sepse e kam shumë të sëmurë sepse nuk ka më fuqi për të dalë dhe për të lypur me vëllanë e vogël. Kush është biznesmen të vendosë dorën në zemër, ju lutem nëse bëni ndonjë strehim për mamin tim, ju lutem me gjithë shpirt dhe dhimbjen që na kanë shkaktuar Shela bashkë me çunat e mëdhenj. Nëse ju nuk e ndihmoni dot mamin tim unë do të bëj ndonjë skandal të vras veten time sepse nuk duroj dot vuajtjet që kam ngrënë nga Shela. Unë me sytë duke qarë e kam shkruar këtë letër, ju lutem ndihmojeni mamin tim, ju lutem. Me respekt, me dhimbje dhe shumë dashuri, Kamela”.

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: DHUNA NDAJ FEMIJEVE JETIMORJA LETER RAMA SHKODER
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1605250015