Salla e hartave në Kryeministri, tërbohen mediat greke: Rama provokoi me territoret tona

09 Qer 16

Mediat greke kanë reaguar ashpër për sallën e hartave në kryeminsitri ku shfaqet Shqipëria me trojet e vjetra.

 
0
0
Mediat greke kanë komentuar sërisht takimin e kryeministrit Rama me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë. Takimi mes Ramës dhe Kotzias u zhvillua në sallën e hartave në Kryeministri. 
 
Këtë herë mediat greke kanë reaguar pas fotos të publikuar nga Kryeministri shqiptar, ku shfaqet Edi Rama me ministrin grek Kotzias dhe pas tyre është harta e vjetër e trojeve shqiptare.
 
Ky veprim është marrë si provokim nga fqinjët tanë, të cilët shkruajnë se kufiri tek hartat e vjetra në Kryeministri, përfshin edhe territore greke.
 
“Cili ishte reagimi i ministrit grek? Absolutisht asgjë! E dinte që do të fotografohej? Sigurisht që po!”, shkruan ndër të tjera portali grek ‘Epirus Post’.
 
Kurse portali tjetër grek ‘Neësbomb.gr’ shkruan: “Nuk e dinte z.Kotzias se çfarë harte ishte ajo?Nuk u befasua që rajonet greke janë përfshirë në hartë? Pse nuk reagoi? Përse nuk e pyeti Kryeministrin shqiptar për hartën në vend që të buzëqeshte për fotografinë? Së fundi, a ka politikë të jashtme në këtë vend? A ka diplomaci greke? Populli grek kërkon shpjegime”.
 
Duket se harta e Kryeministrit Rama në selinë e Qeverisë Shqiptare ka tërbuar grekët, të cilët pas protestës së Shoqatës Çamëria duket se janë provokuar sërish nga një hartë e vjetër e trojeve shqiptare.

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: HARTA E SHQIPERISE MEDIAT GREKE PROVOKIMI RAMA SALLA E HARTAVE
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1606090031