Sulmi terrorist në Stamboll, avioni i Rames ulet pak çaste përpara shpërthimit

28 Qer 16

Kryeministri Edi Rama konfirmohet se ndodhet i sigurt në Turqi.

 
0
0
Ministria Shqiptare e Punëve të Jashtme ka njoftuar se po sot, pak caste pas shpërthimit në këtë aeroport është ulur edhe një avion ku udhëtonte një delegacion shqiptar, mes tyre kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave Arben Ahmetaj.
 
Rama u nis drejt Turqisë për një vizitë zyrtare, menjeherë pas aktivitetit të pasdites për Shëndetësine, organizuar në Tiranë. Konfimrohet zyrtarisht se delegacioni shqiptar ka mbërritur shëndoshë e mirë në aeroportin e Stambollit.
 
Sakaq, Ministria e Jashtme shqiptare konfirmon se deri në këto momente nuk ka asnjë të dhenë për shtetas të tjerë shqiptarë të plagosur. Nga dy shpërthimet në aeroportin ‘Ataturk’ në Stamboll humbën jetën 10 persona, ndërsa u plagosën mbi 60. 
 
Fill pas ngjarjes së rëndë, ka reaguar kryeministri Edi Rama me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’.
 
“Me vjen shume keq për shqetësimin e krijuar dhe shume faleminderit per mesazhet e panumerta. Gjithçka ok neser vizita zyrtare ne Ankara.” - shkruan Rama.

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: AVIONI RAMA STAMBOLL SULMI TERRORIST
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1606280234