Vuçiç, kërkon ndërtimin e autostradës me Shqipërinë

04 Kor 16

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të kërkojë në Konferencën e Parisit financime për ndërtimin e autostradës nga Beogradi në Merdarë, autostradë që vijon më pas në drejtim të Shqipërisë, pjesë e Rrugës së Kombit.

 
0
0

Gjatë qëndrimit në Paris, Vuçiç do të takohet me përfaqësues të lartë të BE-së, si me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me disa kryeministra të rajonit.

Duke folur për infrastrukturën ne mediat serbe, Vuçiç tha se Serbia ka shkuar në Samitin e Parisit për të paraqitur projektet e veta infrastrukturore, duke shtuar se vendi i tij do të ketë rritje të madhe ekonomike dhe përmirësimin e standardeve të jetesës.

Në lidhje me autostradën Nish-Prishtinë, kryeministri serb tha se ajo është mënyra me e mire për t’u lidhur më shpejt me Shqipërinë. Sipas tij, projekti ka rëndësi shumë të madhe edhe për disa zona të Serbisë.


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: ALEKSANDAR VUCIC AUTOSTRADA SERBIA SHQIPERIA
Postuar nga: k.s
ikub #:
1607040167