Skenarët/Ja si e shmang Rama rrëzimin e qeverisë nga PD-LSI

18 Kor 16

Meta tha ditën e djeshme se kërkon rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike pas miratimit me konsensus te reformes ne drejtesi.

 
0
0
Pas deklaratës ‘bombë’ të kreut të LSI-së, njëherësh kryeparlamentarir Ilir Meta, të gjitha janë me sytë nga Kushtetuta, për hapësirat që jep ajo lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, mund të jetë vetë Rama që të kërkojë një mocion besimi të qeverisë.
 
Nëse qeveria merr 71 vota dhe merr besimin e Parlamentit, ajo vijon punën. Nëse nuk i merr këto vota, merr më pak se 71, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
 
Por për të shmangur mundësinë e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë, deputetët socialistë, që duhet të kenë siguruar 71 vota në Kuvend, do të votojnë kundër qeverisë së tyre që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme me këtë qeveri dhe këtë kryeministër.
 
“Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit”, thuhet në pikën 1 të nenit 104 të Kushtetutës.
 
Por pika 2 e këtij neni gati sa nuk i përplas palët në afate. “Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit të mosbesimit, sipas nenit 105”, thuhet në pikën 2 të nenit 104 të Kushtetutës. Kjo do të bëjë që kryeministri të depozitojë sa më parë, mundësisht sot në mëngjes, kërkesën për mocion besimi ndaj qeverisë së tij, për të mos i lënë radhë Ilir Metës të depozitojë mocionin e mosbesimit, i cili mund ta rrezikonte atë me një kryeministër tjetër.
 
Por në krye të Kuvendit është Ilir Meta dhe depozitimi i kësaj kërkese do të bëhet pranë zyrave të Kuvendit. Shpejtësinë e depozitimit të mocioneve e bën garancia e votave që palët duhet të kenë në Kuvend./panorama/

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: META QEVERI TEKNIKE QEVERIA RAMA RREZIMI
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1607180031