Sot në orën 16:00 takimi Rama, Basha, Meta. Ambasadoret Lu e Vllahutin refuzojne ftesen. Ja shkaku

18 Kor 16

Vendoset që sot në orën 16:00 Rama, Basha, Meta, Lu e Vllahutin do të takohen në Kryesinë e Kuvendit Kuvend për reformën në drejtësi.

 
0
0
Pas ftesës së Metës për një takim me Ramën, Bashën, ambasadorët LU e Vlahutin duket se ka ardhur edhe reagimi i tyre pozitiv.
 
Sipas burimeve takimi do të mbahet ditën e sotme në orën 16:00, ku kryeministri Rama, Kreu i Kuvendit Ilir Meta, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe 2 ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin do të mblidhen në Kryesinë e Kuvendit. Takimi do të zhvillohet për të gjetur një zgjidhje për reformën në drejtësi, ku kërkohet miratimi i saj më 21 korrik. Nuk dihet ende nëse në takim do të ketë figura të tjera të partive nga PS, LSI, PD përvec 3 kryetarëve të tyre.
 
Mirëpo edhe pse më herët dy ambasadorët Lu e Vlahutin kanë deklaruar se e pranojnë ftesën dhe se bisedimet duhet të përqëndrohen në propozimin hibrid, ata kanë refuzuar në moment të fundit ftesë e Metës. Në një deklaratë nga ambasada e SHBA thuhet se pas deklaratës së Bashës, ambasadorët nuk mund të marrin pjesë pasi Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid .
 
"Ambasadorët Vlahutin dhe Lu informuan Kryetarin e Kuvendit z. Meta se pas deklaratës së z. Basha, ambasadorët nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik.  Z. Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik. Nëse z. Basha e rideklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve" - thuhet në deklaratë

 


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: BASHA META RAMA REFORMA NE DREJTESI TAKIMI
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1607180082