Albtelecom

Alpha Bank Albania – Së bashku për trashëgiminë kulturore!

29 Maj 17

“Dita e Vullnetarizmit” organizohet për vitin e nëntë në Shqipëri, dhe në të morën pjesë rreth 100 punonjës të Alpha Bank Albania, të cilët u angazhuan në pastrimin e kalasë nga bimësia e keqe e cila e bënte të pamundur eksplorimin nga afër të mureve të kalasë.

 
0
0
Në kuadër të “Dita e Vullnetarizmit” të Grupit Alpha Bank dhe në linjë me përqasjen e përgjegjësisë sociale të korporatës, Alpha Bank Albania organizoi më 28 maj, një aktivitet që synonte gjallërimin e trashëgimisë kulturore dhe artistike të Kalasë së Bashtovës, në Kavajë. Ndërkohë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Banka do të mbështesë në datë 4 Qershor restaurimin e Kalasë së Libohovës, në Gjirokastër.
 
 “Dita e Vullnetarizmit” organizohet për vitin e nëntë në Shqipëri, dhe në të morën pjesë rreth 100 punonjës të Alpha Bank Albania, të cilët u angazhuan në pastrimin e kalasë nga bimësia e keqe e cila e bënte të pamundur eksplorimin nga afër të mureve të kalasë.
 
Kalaja e Bashtovës mbart vlera të rëndësishme historike dhe kulturore. E ndërtuar në shekullin e XV, kjo kala ka shërbyer për shkëmbime tregtare me Venedikun. Vlen të përmendet se trajta katërkëndore  e saj, si dhe pozicionimi i ndërtimit në terren fushor, janë ndër karakteristikat që e bëjnë të veçantë Kalanë e Bashtovës në të gjithë rajonin e Ballkanit. Aktualisht, kjo kala ka statusin e mbrojtur “Monument Kulture e Kategorisë së Parë”. 
 
 
Alpha Bank Albania operon në Shqipëri prej 19 vitesh dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm përsa i përket përgjegjësisë sociale të korporatës, duke mbështetur në mënyrë aktive projekte të ndryshme që kanë një impakt të madh në shoqëri, kushtet e jetesës dhe standardet, shëndetësinë, edukimin, mjedisin, parqet publike, artin, kulturën, katastrofat natyrore etj.
 
Alpha Bank Albania është një prej bankave më të mëdha në vend, duke zënë një pozicion të konsiderueshëm në treg përsa i përket biznesit bankar me shumicë dhe atij me pakicë. Banka ofron një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh, si depozita dhe produkte investimi, karta debiti dhe karta krediti, produkte të kreditimit bankar me pakicë si edhe shërbime për biznesin e vogël, atë të mesëm dhe për korporatat. Aktualisht, Alpha Bank Albania ofron shërbim cilësor për më shumë se 240 mijë klientë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh në vend dhe kanale të tjera alternative, si 54 ATM, web banking dhe mobile banking, si dhe 700 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).
 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh



Shfleto artikuj te tjere per: ALPHA BANK DITA E VULLNETARIZMIT
Postuar nga: ebazi
ikub #:
1705290128