Albtelecom

Eliminatoret Rusi 2018. Shqipëria fiton 3-0 me Izraelin

11 Qer 17

Shqipëria ka fituar me rezultatin e thellë 0-3 takimin kualifikues për Kupën e Botës “Rusi 2018” kundër Izraelit.

 
0
0
Shqipëria hakmerret me Izraelin, 2 herë Sadiku dhe një gol i Memushajt kthen qetësinë në Kombëtare.
Shqipëria ka fituar me rezultatin e thellë 0-3 takimin kualifikues për Kupën e Botës “Rusi 2018” kundër Izraelit. Pas disa humbjesh radhazi duhet të vinte ndeshja në Haifa për të rikthyer buzëqeshjen në Kombëtare. Për t’u veçuar në këtë mbrëmje mbresëlënëse ishte sulmuesi Armando Aadiku që fillimisht zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22-të dhe më pas në të 44-ën i dha avantazhin e dyfishtë Shqipërisë me një supergol nga jashtë zone.
Izraelitët duken të dorëzuar dhe këtë e vërteton më së miri goli i Memushajt në minutën e 71 që vulosi edhe shifrat përfundimtare në 0-3. Kjo mund të cilësohet edhe si “hakmarrje” ndaj Izraelitëve të cilët në nëntorin e vitit të kaluar na mposhti me të njëjtin rezultat në “Elbasan arena”. Pas 6-të takimesh në grupin G, Shqipëria renditet në vendin e katërt me 9-të pikë, po aq sa Izraeli i vendit të tretë, por që është më i avantazhuar për shkak të golavarazhit.
Nderkohe Italia kamundur Lichteinshtenin 5-0, ndersa Spanja Maqedonine 2-1.

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh



Shfleto artikuj te tjere per: IZRAELI RUSI 2018 SHQIPERIA
Postuar nga: k.s
ikub #:
1706110029