Hamilton, 4 herë kampion bote në Formula 1

29 Tet 17

I duhej vendi i 5-të, për t’u shpallur kampion, por Lewis Hamilton e ka fituar titullin Kampion Bote në Formula 1 nga vendi i 9-të.

 
0
0
Britaniku Hamilton ka fituar trofeun e katërt personal në Formula 1, duke barazuar me tituj edhe rivalin e këtij sezoni, Sebastian Vettel.
Me 4 tituj në Formula 1, Hamilton bëhet edhe piloti britanik më i suksesshëm në një prej sporteve më të ndjekura në botë.
Ka nisur ashtu siç nuk mund të pritej kurrë gara për Çmimin e Madh të Meksikës, me dy pretendentët Vettel dhe Hamilton që pa mbaruar xhiroja e parë e kanë parë veten në dy vendet e fundit.
Vettel tentoi gjithçka për t’ia dalë mbanë duke e përfunduar garën në vendin e katërt, por nuk ka marrë pikët e nevojshme për të qenë akoma në garë me pilotin britanik. Ndërsa janë edhe 2 gara për t’u zhvilluar, diferenca mes 2 pilotëve është 56 pikë nga 50 që janë akoma në lojë.
Ende pa zbritur nga makina piloti britanik ka marrë urime nga skuderia e tij, por edhe nga shoku i tij Neymar, i cili ka udhëtuar drejt Meksikës për të ndjekur garën e mikut të tij.
Incidenti
Vettel nisej i pari, por Verstappen e ka parakaluar duke pasur edhe një kontakt mes tyre, piloti i Ferrarit është parakaluar menjëherë edhe nga Hamilton. Në kthesë ka pasur një tjetër kontakt, këtë herë mes Vettel dhe Hamilton, ku pjesa e përparme e Ferrarit është shpërbërë kur ka kapur në gomën e Mercedesit të Hamilton.
 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: LEWIS HAMILTON
Postuar nga: k.s
ikub #:
1710290042