Kthehet Saimir Tahiri. Ç’tha për mediat

20 Nën 17

Avioni me të cilin Saimir Tahiri u kthye në Tiranë nga Vjena u ul në Rinas pas mesnatës së të dielës.

 
0
0
Megjithëse deputet, që si i tillë mund të përdorë terminalin VIP, Saimir Tahirin preferoi të dalë nga terminali i zakonshëm i udhëtarëve.
Ish-ministri nën hetim nuk dha asnjë shpjegim për udhëtimin e tij dy ditor jashtë vendit. Po ashtu ai nuk bëri asnjë koment mbi dosjen Sota, biznesmeni 25-vjeçar, në automjetin e të cilit u gjetën mbi 860 mijë euro dhe patenta të familjes Tahiri.
“Zoti Tahiri mirëmbrëma, cili ishte qëllimi i vizitës suaj……….?”
“Ça bëhet kështu?! Jepini fund kësaj estrade! Është komplet pa sens, pa sens!”, tha Tahiri.
“Keni një koment mbi dosjen Sota….?” (Tahiri largohet)
Saimir Tahiri doli nga Shqipëria të premten në orën 15:00 me destinacion Hamburgun.

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: ESTRADA KTHIMI MEDIA SAIMIR TAHIRI
Postuar nga: k.s
ikub #:
1711200053