Formula 1. Bottas fiton Çmimin e Madh të Abu Dhabi-t

26 Nën 17

Finlandezi i Mercedes ka arritur të fitojë garën e zhvilluar ne Yas Marina te Abu Dhabi-t, e fundit për këtë kampionat.

 
0
0

Bottas është fituesi i garës se sotme ne pistën e Yas Marina-s ne Abu Dhabi. Ai u nis nga vendi i parë, pas pole-s se siguruar të shtunën, dhe arriti ta ruajë atë vend deri ne fund, pa e vënë asnjëherë në diskutim fitoren, me gjithë sulmet e një pas njëshme të shokut te tij të skuadrës, katër herë kampionit Lewis Hamilton, që në fund te garës arriti të zërë vendin e dytë.

Vendi i tretë për gjermanin Vettel dhe Ferrari-n e tij dhe i katërti për ferraristin tjetër Raikkonen.

Në vendin e peste arriti Verstappen.

Daniel Ricciardo u tërhoq nga gara pas  një problemi hidraulik ne makinën e tij.

Me poshtë është renditja e garës se sotme dhe ajo e përgjithshme

Renditja e përgjithshme


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: ABU DHABI BOTTAS FORMULA 1
Postuar nga: k.s
ikub #:
1711260035