Sulm terrorist në Nju Jork? Shpërthim në një tunel metroje

11 Dhj 17

Një shpërthim i dyshuar terrorist raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Nju Jorkut, i cili është ndierë rreth orës 6:30 të mëngjesit të së hënës, në një stacion metroje pranë terminalit të autobusëve “Port Authority”, në Manhattan.

 
0
0
Vendndodhja është vetëm pak blloqe banimi larg “Times Square”-t.
Departamenti i zjarrfikësve dhe policisë së Nju Jorkut thanë se kanë lokalizuar një pajisje pranë një korridori pasagjerësh midis trenave A dhe 1, e me shumë mundësi po konsiderohet si sulm terrorist.
Policia ka mundur të ndalojë një person dhe e ka dërguar në paraburgim për ta marrë në pyetje, pasi ai mbante një pajisje me tela me vete.
Agjencitë ligjzbatuese i janë përgjigjur menjëherë raportimit dhe kanë krijuar edhe perimetrin e sigurisë përreth zonës.
 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: NJU JORK SULM TERRORIST
Postuar nga: k.s
ikub #:
1712110113