Ndërron jetë ish-legjenda e Dinamos, Ilir Luarasi

17 Jan 18

Ndërron jetë në mënyrë të papritur ish-legjenda e portës së Dinamos, Ilir Luarasi.

 
0
0
Ish-portieri dinamovit është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Francë. Prej vitesh ai jetonte në vendin transalpin.
Luarasi që në muajin mars mbushi 64 vjeç, pati një karrierë të shkëlqyer me skuadrën e Dinamos, klub ku edhe u formua. Në vitin 1976 Ilir Luarasi u afrua në ekipin e parë të Dinamos, përkrah legjendave Çoçoli, Sejdini, Zëri, Përnaska, Ballgjini, Targaj, Marko, Demollari, etj.
Luarasi mbrojti për 11 vjet portën e Dinamos, deri në vitin 1987 dhe mbahet mend për karizmën dhe klasin e tij. Luarasi është përfshirë edhe në ekipin kombëtar, ku ka luajtur 2 ndeshje, por për shkak problemeve politike të kohës, nuk mundi të jetë gjatë pjesë e kombëtares.
Në karrierën e tij Luarasi numëron shumë kupa dhe kampionate të fituar me Dinamon.
 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: DINAMO ILIR LUARASI PORTJERI
Postuar nga: k.s
ikub #:
1801170114