marketkonekt
0 0
1
 
Detajet e Aktit
Titulli: PËR BUXHETIN E VITIT 2013
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 119/2012
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 17.12.2012
Data e aprovimit te Aktit: 17.12.2012
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 170
Data e fletores zyrtare: 28.12.2012
Aktiviteti: Buxhet
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Ai përbëhet nga Buxheti i Shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

LIGJ
Nr. 119/2012
PËR BUXHETIN E VITIT 2013


Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 158 të Kushtetutës, si dhe të nenit 30 të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,


KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:


KREU I
BUXHETI
Neni l
Buxheti për vitin 2013 është:


Të ardhurat     360 661 milionë lekë;
Shpenzimet     409 594 milionë lekë;
Deficiti               48 933 milionë lekë.


Ai përbëhet nga Buxheti i Shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.


Neni 2
Buxheti i Shtetit për vitin 2013 është:


Të ardhurat     287 742 milionë lekë;
Shpenzimet    336 675 milionë lekë;
Deficiti             48 933 milionë lekë.


Neni 3
Buxheti vendor për vitin 2013 është:
Të ardhurat     29 256  milionë lekë;
Nga të cilat:
Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror    14 153 milionë lekë;
Të ardhura të tjera                                               15 103 milionë lekë;
Shpenzimet                                                           29 256 milionë lekë.


Neni 4
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2013 është:

l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror


Të ardhurat, gjithsej   88 876 milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet                  51 399 milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit   37 477 milionë lekë;
Shpenzimet                                           88 876 milionë lekë.


Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet. Këshilli i Ministrave ka të drejtë të përcaktojë një kontribut të veçantë minimal për personat e vetëpunësuar në bujqësi dhe për kategoritë specifike të personave të vetëpunësuar. Diferenca ndërmjet kontributeve të veçanta me kontributin minimal mbulohet nga transferta e Buxhetit të Shtetit, por jo më shumë se kufijtë e transfertave të përcaktuara në këtë ligj. Për vitin 2013, teprica e të ardhurave, sipas degëve të sigurimit shoqëror, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.


2. Skema e sigurimit suplementar


Të ardhurat, gjithsej   5 438 milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet   400 milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit   5 038 milionë lekë;
Shpenzimet   5 438 milionë lekë.


Neni 5
Buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2013 është:
Të ardhurat, gjithsej   30 843 milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet dhe të tjera  7 617 milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit    23 226 milionë lekë;
Shpenzimet  30 843  milionë lekë.
Fondi për shërbimin spitalor jepet me hollësi dhe përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave.


Neni 6
Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2013 është:
Të ardhurat, gjithsej  1 800 milionë lekë;
Nga të cilat:
- të ardhura të tjera   1 500 milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit   300 milionë lekë;
Shpenzimet                                          1 800 milionë lekë.

Neni 7
Përdorimi dhe investimi i fondit rezervë të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhen sipas dispozitave ligjore në fuqi.


KREU II
BURIMET PËR MBËSHTETJEN E SHPENZIMEVE TË BUXHETIT TË SHTETIT
Neni 8
Të ardhurat e Buxhetit të Shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:
Grantet  11 995 milionë lekë;
Të ardhurat tatimore  255 169  milionë lekë;
Të ardhurat jotatimore 20 578  milionë lekë.


Neni 9
Kufiri i financimit të deficitit të Buxhetit të Shtetit nga burime të brendshme dhe të huaja është 48 933 milionë lekë, nga i cili 500 milionë lekë financohen nga të ardhurat e privatizimit. Në rast mosrealizimi të të ardhurave të buxhetit dhe të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja totale për financimin e deficitit prej 48 433 milionë lekësh nuk ndryshon. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve.
Të ardhurat nga privatizimi mbi shumën e parashikuar në këtë buxhet përdoren me vendim të Këshillit të Ministrave për rritjen e kufirit të shpenzimeve kapitale dhe/ose uljen e huamarrjes, e cila, automatikisht, rrit kufirin e deficitit të Buxhetit të Shtetit, të përcaktuar në nenet 1 dhe 2 të këtij ligji.


KREU III
SHPENZIMET E BUXHETIT TË SHTETIT
Neni 10
Shpenzimet e Buxhetit të Shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:
Shpenzimet korrente   261 060 milionë lekë;
Shpenzimet kapitale   70 905 milionë lekë;
Fondi rezervë               1 410 milionë lekë;
Kontingjenca               800 milionë lekë;
Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve  2 500  milionë lekë.


Kufiri i shpenzimeve për çdo ministri dhe institucion, në nivel programi, është sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Në zbatim të nenit 37 të ligjit nr. 10 192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, krijohet fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit dhe edukimin ligjor, i cili përdoret sipas përcaktimeve të Ministrit të Financave, bazuar në rekomandimet e Komitetit Ndërinstitucional të Ekspertëve për Masat Kundër Krimit të Organizuar. Për vitin 2013, në këtë fond, nga të ardhurat e grumbulluara nga aktiviteti i administrimit të pasurive të konfiskuara, derdhen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara 42 milionë lekë. Nga të ardhurat e krijuara nga administrimi i pasurive të konfiskuara, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara do të përdorë, për qëllime të administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, 42 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër derdhet në Buxhetin e Shtetit. Këshilli i Ministrave vendos norma dhe standarde financiare për shpenzimet publike, të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme.


Neni 11
Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 87 710 punonjës. Numri maksimal i punonjësve, i dhënë me hollësi për çdo ministri dhe institucion qendror, është sipas tabelës 2, që i bashkëlidhet këtij ligji. Këshilli i Ministrave mund të rialokojë numrin e punonjësve ndërmjet institucioneve të përmendura në tabelën 2, në rastin e ristrukturimit të institucioneve ekzistuese apo krijimit të institucioneve të reja. Numri rezervë, i parashikuar në tabelën 2, përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave vetëm për institucione të reja të krijuara me ligj. Këshilli i Ministrave përcakton numrin maksimal të punonjësve me kontratë të përkohshme për çdo ministri dhe institucion qendror. Fondi i veçantë i institucioneve buxhetore prej 1 200 milionë lekësh shpërndahet dhe përdoret me miratimin e Ministrit të Financave dhe sipas procedurave që përcaktohen me udhëzim të tij. Për vitin 2013 nuk miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit, të përllogaritur sipas strukturës së miratuar, me përjashtim të institucioneve të reja të krijuara me ligj. Ky përcaktim përfshin edhe sistemin e pagave me grada, ku çdo rritje në gradë bëhet efektive vetëm nëse nuk shoqërohet me efekte financiare shtesë në koston e përllogaritur, sipas gradave të miratuara.


Neni 12
Paga e Presidentit të Republikës është 257 000 lekë në muaj dhe rritet sipas përcaktimeve të Këshillit të Ministrave për rritjen e përgjithshme të pagave.


Neni 13
Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave prej 1 410 milionë lekësh përdoret për raste të paparashikuara të institucioneve buxhetore. Fondi i kontingjencës prej 800 milionë lekësh përdoret me vendime të Këshillit të Ministrave. Fondi për rritjen e pagave e të pensioneve prej 2 500 milionë lekësh shpërndahet nga Ministri i Financave, sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave.


Neni 14
Buxheti i pushtetit gjyqësor administrohet nga Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, në mbështetje të ligjit nr. 8363 datë 1.7.1998 “Për krijimin e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor”. Bordi i kësaj zyre bën shpërndarjen e fondeve buxhetore nga programi i buxhetit gjyqësor, sipas tri niveleve të këtij pushteti.


Neni 15
Transfertat e pakushtëzuara, që buxheti qendror ia transferon pushtetit vendor, përfshijnë fondet për përballimin e veprimtarive dhe të funksioneve që përcaktohen në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Transfertat e pakushtëzuara shpërndahen ndërmjet njësive të pushtetit vendor, sipas formulës së paraqitur në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Shuma e transfertës së pakushtëzuar për çdo njësi të pushtetit vendor paraqitet në tabelën 3, që i bashkëlidhet këtij ligji. Fondi i kompensimit nga totali i transfertës së pakushtëzuar përdoret nga Ministria e Financave, në përputhje me kriteret e përcaktuara në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij ligji. Fondet për zhvillimin e rajoneve shpërndahen sipas aneksit 3, që i bashkëlidhet këtij ligji.


Fondet për konviktet e arsimit parauniversitar shpërndahen sipas aneksit 4, që i bashkëlidhet këtij ligji. Fondet për administrimin e qendrave të shërbimit social shpërndahen sipas aneksit 5, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Bashkitë, që kanë deri në 20 000 banorë, përdorin deri në 30 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ.
Bashkitë, që kanë 20 001 - 50 000 banorë, përdorin deri në 20 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ.
Bashkitë, që kanë mbi 50 001 banorë, përdorin deri në 15 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ.
Komunat, që kanë deri në 3 000 banorë, përdorin deri në 50 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ.
Komunat, që kanë 3 001 - 10 000 banorë, përdorin deri në 45 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ.
Komunat, që kanë 10 001 - 15 000 banorë, përdorin deri në 40 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ.
Komunat, që kanë mbi 15 001 banorë, përdorin deri në 35 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ.


Këshillat e qarqeve përdorin deri në 50 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ.
Pjesa e të ardhurave nga renta minerare, që u takon njësive të qeverisjes vendore, shpërndahet nga Ministria e Financave, sipas kërkesave të njësive të qeverisjes vendore, në përputhje me procedurat ligjore dhe formulën e dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Kur shoqëritë aksionare të ujësjellës-kanalizimeve dhe njësitë e qeverisjes vendore për sistemin e pompimit rezultojnë debitore për furnizimin me energji elektrike ndaj kompanisë së shpërndarjes deri në fund të tremujorit të tretë, transferta e pakushtëzuar e njësive të qeverisjes vendore e tremujorit të katërt bllokohet dhe përdoret për shlyerjen e këtyre detyrimeve. Fondet që, sipas këtij neni, u vihen në dispozicion njësive të qeverisjes vendore, fondet e tjera që, me akte të tjera ligjore dhe nënligjore, u kalojnë njësive të qeverisjes vendore, si dhe me vendimet e këshillave komunalë, bashkiakë dhe të këshillave të qarqeve, që kanë lidhje me përdorimin e fondeve buxhetore, bëhen publike.


Neni 16
Fondet e Buxhetit të Shtetit për arsimin e lartë shpërndahen në formën e grantit. Formula për ndarjen e grantit jepet në aneksin 6, që i bashkëlidhet këtij ligji. Kriteret për përdorimin e granteve konkurruese në arsimin e lartë janë të njëjta me ato të përcaktuara në aneksin 3, që i bashkëlidhet këtij ligji.


Neni 17
Kufiri i shpenzimeve, sipas tabelës l, që i bashkëlidhet këtij ligji, mund të rishpërndahet gjatë vitit ndërmjet programeve brenda të njëjtit institucion buxhetor apo ndërmjet programeve të institucioneve të ndryshme nga Këshilli i Ministrave, deri në masën 10 për qind të shumës së përgjithshme të shpenzimeve korrente apo shpenzimeve të përgjithshme kapitale, duke ruajtur totalin e shpenzimeve korrente dhe kapitale. Bëjnë përjashtim nga ky kufi fondet e shpërndara nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve.


Neni 18
Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit dhe atij të garantuar të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2013, është 70 519 milionë lekë, i dhënë me hollësi si më poshtë:
1. Për huamarrjen vjetore neto për mbështetjen buxhetore, deri në 28 019 milionë lekë.
2. Për huamarrjen neto për financimin e projekteve të huaja, deri në 35 769 milionë lekë.
3. Për rritjen vjetore të garancive të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, deri në 6 471 milionë lekë.
4. Kufiri për rritjen vjetore të stokut të borxhit, si rezultat i riskedulimit të borxheve të vjetra, të huaja të papaguara, deri në 260 milionë lekë. Stoku i borxhit shtetëror, përfshirë kursin e këmbimit, vlerësohet të arrijë deri në 860 722 milionë lekë. Stoku i borxhit të garantuar, përfshirë kursin e këmbimit, vlerësohet të arrijë 70 023 milionë lekë.
Përjashtohen nga kufijtë e mësipërm garancitë që mund të jepen për sigurimin e furnizimit me energji elektrike. Autorizohet Këshilli i Ministrave që në këto raste të japë garanci përtej limiteve të parashikuara më sipër.


Neni 19
Ngarkohet Ministria e Financave të nxjerrë udhëzime për zbatimin e këtij ligji.


Neni 20
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2013.
Miratuar në datën 17.12.2012
Shpallur me dekretin nr.7897, datë 27.12.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: khoxha
Lexuar: ikub #:
 1
 2.030 1301150093





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
elmira dobi
Para 17 muajsh  
  
ligji119/2012
-1     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania

digitalb