12 kuriozitete për ish First Lady-n Michelle Obama
 
Shperndaje
ikub#: 1701180119
Edhe pse për shume amerikane dhe jo vetëm, mund te jete trishtuese, e vërteta është se koha me Michelle si “First Lady” është duke përfunduar.
Këto 8 vite ne White House ishin  nder te tjera edhe një dëshmi e forte e përpjekjeve te saj për te kontribuuar ne edukimin e brezit te ri, veçanërisht te vajzave, e vendosmërisë se saj për te luftuar obezitetin infantil, por edhe e mbështetjes për Presidentin Obama.
Ne vigjilje te 20 janarit, ditës kur ata do t’i thonë lamtumire Shtëpisë se Bardhë, po rendisim disa kuriozitete për te qe ndoshta do ta bëjnë edhe me te dashur.
1. Emri i saj i vërtetë është Michelle LaVaughn Robinson, qe ne SHBA eshte karakteristike për njerëzit me ngjyre.
2. Stërgjyshi i saj, Jim Robinson, ka qene skllav qe ka punuar ne plantacionet e South Carolina.
3. Fëmijëria e saj ka qene edhe me e thjeshte nga sa mund te mendohet. Shtëpia ku është rritur me vëllezërit dhe motrat e saj ka pasur vetëm një dhome gjumi.
4. Edhe pse mësuesit e kane pare me skepticizëm, ajo ka qe ne një studente e shkëlqyer. Për te vajtur ne shkolle zgjohej çdo dite ne orën 6-te te mëngjesit.
5. Ka sfiduar këdo qe e ka pare atë si një grua me ngjyre. “Ne shkolle e kam pare veten si një vizitore”, për shkak te paragjykimeve qe shokët dhe profesorët e bardhe kishin, ka thënë ne një interviste.
6. Për ta fituar atë, Barack është përpjekur shume.
7. Gjate karrierës se saj profesionale ajo ka arritur te jete drejtore ekzekutive e zyrës për marrëdhëniet me publikun ne bashkinë e Chicago-s dhe me pas zëvendës rektore e Universitetit te këtij qyteti për shërbimet ndaj studenteve.
8. Gjate kohës qe ishte ne Universitet, pasi nuk kishin  babysitter, vajzën e madhe e merrte me vete.
9. Gjate fushatës se pare elektorale ka mbështetur me këshilla bashkëshortin e saj.
10. Se bashku me Hillary Clinton dhe Laura Bush, është një nga tre First Lady-t me diplome. Ajo ka studiuar ne Harvard.
11. Përveç vlerave qe ka, ajo ka dominuar edhe me shtatlartësinë e saj, dhe me 180 cm është me e gjata, së bashku me Eleanor Roosevelt.
12. Ndoshta me shume se çdo First Lady, ka dhënë pa kursim përqafime.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: BARACK OBAMA FIRST LADY KURIOZITETE MICHELLE OBAMA



 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved