Asnjeherë mos e karikoni iPhone-n natën
 
Shperndaje
ikub#: 1701310082
Asnjëherë mos e lini iPhone-n tuaj qe te karikohet gjate natës, kjo pasi dëmet qe do t’i shkaktohen janë te pa riparueshme.
Smartphone-t dhe veçanërisht ato te prodhimit te Apple janë realisht mrekulli te teknologjisë, por edhe te stilit, një send me shume vlere ne dorën dhe shërbimin tuaj. Por edhe ato e kane një pike ende te dobët. Është fjala për baterinë, qe për me tepe, ne prodhimet e fundit te Apple janë te pa zëvendësueshme. Gjë kjo qe do te thotë se ndaj tyre duhet treguar vëmendje dhe kujdes i veçante.
Por cilat do te ishin këshillat me te rëndësishme qe kane te bëjnë me procesin e rikarikimit te tyre, me qellim qe t’i zgjatet sa me shume jeta.
1. Asnjëherë mos e karikoni atë 100%. Shume persona bëjnë gabim kur e lenë atë te karikohet gjate natës. Kjo gjë nuk është e këshillueshme, pasi e lodh atë dhe bën qe te humbasë kapacitetin e vet. Këshillohet qe bateria te karikohet disa here gjate ditës ne intervale te shkurtra kohe.
2. Mos e shkarkoni atë asnjëherë fare. Dihet qe performancën e tyre me te mire bateritë e kane ndërmjet 30 dhe 80%. Kjo do te thotë qe nuk duhet as ta karikojme plot, por as te mos e shkarkojmë atë fare, ose se paku, ta lejojmë këtë ne sa me pak raste mundësisht.
3. Hiqni mbrojtësen plastike gjate karikimit. Kjo pasi gjate këtij procesi, bateria dhe bashke me te edhe aparati nxehen. Ndaj për te mundësuar qe nxehtësia te largohet, hiqeni gjithmonë mbrojtësen.
4. Edhe kur për një arsye ose një tjetër nuk e përdor aparatin tënd, asnjëherë mos e lër atë te shkarkohet. Niveli optimal është 50%.
5. Përdor gjithnjë karikues origjinal, prodhime te fabrikës.
6. Mos e kariko asnjëherë celularin pranë burimeve te tjerë te nxehtësisë.
7. Aparatet e fundit te iPhone kane edhe mundësinë e karikimit wireless. Duhet thënë se ky nuk është gjithsesi një opsion i shëndetshëm për baterinë, ndaj përdoreni sa me pak.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: BATERIA IPHONE KARIKIMI NATA



 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved