Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
Shenjat që tregojnë se jeni të varur nga sheqeri
 
Shperndaje
ikub#: 1702170059
Pjesa më e madhe e njerëzve e duan sheqerin.
Ato e konsumojnë atë në gjithçka dhe me shumicë, kafe apo çaj, ëmbëlsira, çokollata, karamele etj. Mirëpo dihet që ai është i dëmshëm për shëndetin. 
 
Sheqeri gjendjet thuajse në të gjitha ushqimet. Ai shërben si karburant për ti dhënë energjinë e duhur trupit. Mirëpo një i rritur nuk duhet ta kalojë limitin e 12 lugëve të vogla me sheqer çdo ditë.
 
Si ta kuptoni që jeni bërë i varur nga sheqeri dhe e konsumoni më shumë seç duhet.
 
1-Konsumoni shumë brumëra, makarona, bukë, pica. Të gjitha këto karbohidrate kthen në sheqer nga organizmi.
 
2-Ndiheni e lodhur gjatë gjithë ditës. Konsumimi i shumtë i sheqerit bën që ju të mos merrni sasinë  e duhur të proteinave dhe fibrave ditore. Të dyja këto ndikojnë prodhimin e energjisë për trupin. Nëse e gjeni veten duke ngrënë ëmbëlsira për të rimarrë energji, atëherë jeni bërë të varur prej tij.
 
3-Nuk pushoni së ngrëni karamele apo çokollata. Pavarësisht se po e dini se po e teproni me konsumimin e tyre, ju nuk mund të hiqni dot dorë. 
 
4-Konsumoni shumë ushqime që nuk përmbajnë yndyra. Produktet që u largohen yndyrat u shtohet më shumë sheqer. Kjo bën që ju ti preferoni më shumë ato.
5-Gjëndja juaj shpirtërore bëhet më e mirë kur konsumoni sheqer. Me kalimin e kohës sheqeri do të ndikojë në humorin tuaj. Kur ndiheni keq dhe konsumoni sheqer, humori juaj ndryshon rrënjësisht dhe me shpejtësi. 
 
6-Ushqimet me sheqer fillojnë të mos të duken më shumë të ëmbla. Kur ju jeni bërë të varur nga sheqeri tashmë dhe gjërat e ëmbla nuk do ju duken më me shumë sheqer, pasi trupi ka arritur pikën kritike lidhur me nivelin e sheqerit.
 
7-Keni dhimbje koke kur hiqni dorë nga sheqeri. Nëse mundoheni të mos konsumoni sheqer gjatë ditës do të keni dhimbje koke, humor të keq madje edhe ankth. Këto shenja do të kalojnë pas disa ditësh nëse tregoni vullnet për të mos konsumuar më sheqer.
 
8-Keni probleme me memorien. Kur konsumoni shumë sheqer do të filloni të harroni gjërat, pasi ai ul nivelin e proteinave që ndodhen në tru. Në këtë mënyrë do të keni një plakje të parakohshme të trurit.


Ventouris
ventouris


Postuar: 17 Shk
 
Shfleto artikuj te tjere per: SHENDETI SHENJAT SHEQERI VARESIA

Albtelecom
loading...




*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Digitalb


Më të lexuarat
Turizmi


Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved