Vdes patriarku i familjes Rockefeller


20 Mar

David Rockefeller, i konsideruar si një ndër emrat më të mëdhenj të financave dhe ekonomisë amerikane të shekullit të 20-të, por edhe një ndër figurat e veshura me më shumë teori konspirative, vdiq në moshën 101-vjeçare.

Burimi:

Top Channel

 
0
0
Patriarku i dinastisë Rockefeller, ndërroi jetë në banesën e tij në Pocantico Hills të Nju Jorkut. Lajmin e vdekjes së ekonomistit, financierit, biznesmenit dhe filantropistit, Rockfeller e dha zëdhënësi i familjes.
 Në deklaratën konfirmuese të vdekjes së tij e  të shpërndarë nga “The Rockefeller Foundation”, ai përshkruhet si një ndër figurat me më ndikim në historinë e filantropisë dhe financave të Shteteve të Bashkuara. Besohet se gjatë gjiithë jetës së vet ka dhuruar në formë donacionesh rreth 2 miliardë dollarë. 
David ishte djali më i vogël i John D. Rockefeller Jr. dhe stërnipi i themeluesit të Standart Oil, John D. Rockefeller.
Në vitin 1936 diplomohet në Harvard dhe katër vite më vonë merr doktoraturën për ekonomi në Universitetin e Çikagos. Në vitin 1961 emërohet drejtor ekzekutiv i bankës “Chase Manhattan” dhe tetë vite më vonë bëhet edhe pronar i saj.
U tërhoq nga drejtimi i kësaj banke në vitin 1981, por gjatë periudhës së drejtimit të saj u quajt nga shtypi i asaj kohe dhe në vazhdim si “banka e bankave”.
Ai ka folur shpesh për rëndësine e kapitalizmit amerikan.
“Kapitalizmi amerikan ka sjellë më shumë të mira për më shumë njerëz më shumë se gjithë sistemet e tjera në çdo pjesë dhe çdo kohë të historisë së botës. Problemi është se duhet patur kujdes që ky sistem të jetë sa më efikas dhe sa më i ndershëm që mund të bëhet”, deklaronte ai.
 



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.





ne ju rekomandojme
Njoftohu i pari, merr informacionin më të fundit! KU?
ikub.al, portali kryesor i informacionit në vend, sjell prane jush njoftime.ikub.al me një fytyrë tërësisht të re.

Spitali Amerikan, ofertat e 2017 – cilësi në shërbim dhe çmimet më të favorshme
Si një nga institucionet e para private shëndetësore në vend, Spitali Amerikan është i pari dhe i vetmi spital, i cili vjen në shërbim të pacientëve me ofertat dhe çmimet më të mira për shërbimet shën

facebook
ikub.al ne instagram
sondazh
Horoskopi
(E besoni apo jo)

Shfleto artikuj te tjere per: DAVID ROCKEFELLER
Postuar nga: k.s
ikub #:
1703200130




Reklame


Reklame
Abissnet


Reklame
DGA_BigBrother9