DyqanTaxi
DyqanTaxi
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ç’ndodh në organizëm kur masazhoni në këto dy pika?
 
Shperndaje
ikub#: 1703200120
Ne kulturën e mjekësisë kineze besohet se ne këmbët tona ndodhen prezent disa pika shume te rëndësishme për mirëqenien tone psiko-fizike.
Sipas saj, këto pika janë te lidhura me organe te rëndësishme te organizmit dhe stimulimi, apo masazhimi i tyre çon ne lehtësim dhe përmirësim te gjendjes shëndetësore. Një prej këtyre pikave është edhe ajo qe është emërtuar si Tai Chong (LV3) qe ndodhet ne shpinën e shputës, mes gishtit te madhe dhe atij te dyte, rreth 2 cm larg pikës ku këto dy gishta bashkohen.
Ne mjekësinë kineze thuhet se stimulimi dhe masazhimi i kësaj pike mund te ndihmoje ne shume ne disa drejtime, si psh:
- Trajtimi i dhimbjeve te kokës
- Zvogëlimi i stresit
- Menaxhon inatin
- Redukton dhimbjet lumbare ( te mesit)
- Rregullon presionin e gjakut
- Lehtëson krampet menstruale tek femrat
- Lehtëson dhimbjet artikulare
- Redukton ankthin dhe pa gjumësinë
- Përmirëson funksionet e mëlçisë.
Veç këtyre kinezet mendojnë se mund te korrigjohen edhe problemet me tretjen dhe ato qe kane te bëjnë edhe me sytë.
Për te kryer masazhimin e këtyre pikave duhet te veprojmë ne këtë mënyrë:
Kalojmë gishtin e dorës nga pika e takimit te dy gishtave duke shkuar poshtë ne pjesën e bute deri sa te arrijmë ne atë te forte te kockës se metatarsit. Pikërisht ne pjesën e bute dhe pak fare mbi këtë kocke ndodhet kjo pike e rëndësishme. 
Pasi e kemi gjetur,me gisht ushtrojmë presion mbi te për 2 sekonda dhe me pas vazhdon një pauze prej 5 sekondash. Përsërite këtë procedure për 2 minuta. Kujdes, lëvizja e gishtit duhet te behet ne sensin antiorar.
 
loading...


Ventouris
ventouris


Shfleto artikuj te tjere per: KEMBET METATARSI ORGANIZMI PIKA TAI CHONG

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...
Raiffeisen
Alviero




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved