45 vjet më pare, Apollo16 mbërrinte në Hënë


21 Pri

Ne 21 prill te vitit 1972, misioni Apollo 16 do te ulej ne truallin hënor. I pari qe vuri këmbën mbi Hënë do te ishte komandanti John Young dhe me pas piloti i modulit Charles Duke. Ndërkohë anëtari tjetër i ekuipazhit, Ken Mattingly do te qëndronte ne bord ne orbite përreth satelitit tone.

 
0
0
Apollo 16 ishte misioni i dhjete i programit hapësinor amerikan Apollo dhe i pesti, por edhe e parafundit qe do te ulej ne Hënë. Ai u lëshua nga Kennedy Space Center ne Cape Canaveral, ne Florida, ne 16 prill 1972 dhe zgjati 11 dite deri ne 27 prill 1972.
Ulja u be ne orën 4.23 me orën tone te datës 21 prill dhe kësaj radhe për tu ulur ishte zgjedhur një rrafshnalte pasi mendohej se ishte një vullkan qe ne fakt nuk rezultoi i tille. Astronautët me këtë rast sollën ne Toke 95.8 kilogram material (kampione) hënor për analize
Astronautët qëndruan ne Hënë plot 71 ore duke realizuar tre “shëtitje” hënore nga 20 ore secila. Për here te dyte për lëvizje u përdor rever-i hënor Lrv (Lunar Rover Vehicle), me te cilën u përshkuan 26.7 kilometra.
Ne datën 24 prill, te dy astronautët lanë Hënën për tu bashkuar me modulin qe do t’i sillte ata ne Toke tre dite me pas ne 27 prill te po atij viti, ne një rënie ne Oqeanin Paqësor.
 




   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.





ne ju rekomandojme
Atmosfere arabe ne qender te qytetit...cfare po ndodh?
I rikonceptuar, me nje dizajn ndryshe por duke ruajtur te njejten cilesi...

facebook
ikub.al ne instagram
sondazh
Filmat e Kinostudios Shqipëria e Re
(Pro apo kundër shfaqjes se tyre)


Shfleto artikuj te tjere per: APOLLO APOLLO 16 HENA JOHN YOUNG TOKA
Postuar nga: k.s
ikub #:
1704210095




Reklame


Reklame
Oscal


Reklame
DGA_BigBrother9