Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Fetije Kasaj. Nostalgjia e ish kampiones
 
Shperndaje
ikub#: 1704210053
Fetije Kasaj është një emër i dëgjuar i sportit tone te peshëngritjes. Ajo ishte kampione e Europës për te reja ne vitin 2007, ndërsa ne te njëjtin vit do te arrinte vendin e nëntë ne kampionatin botëror në kategorinë deri në 53 kg.
Në vitin 2006 ajo fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian dhe përfundoi e shtata në Kampionatin Botëror. Në Kampionatin Evropian në vitin 2007 ishte përsëri e dyta. 
E ftuar në studion e “Pasdite në Top Channel”, ish-kampionia e peshëngritjes Fetie Kasaj, tashmë oficere e policisë, rrëfeu nostalgjinë dhe dëshirën e saj për t’iu rikthyer edhe një here sportit
“Nuk dua asgjë, vetëm të kthej kohën pas dhe të jem sërish pjesë e sportit. Po vdes nga dëshira për t’u rikthyer, por po pres që të ketë disa përmirësime”, u shpreh ajo gati për t'u përlotur, duke shtuar se edhe sot vijon të stërvitet ashtu si më parë.
Aktualisht, ish kampionia është e angazhuar pranë forcave te rendit ne detyrën e oficeres se policisë. Është e divorcuar dhe ka një djalë.


ventouris


Postuar: 21 Pri
 
Shfleto artikuj te tjere per: FETIJE KASAJ NOSTALGJIA PESHENGRITESE PESHENGRITJA RREFIMI

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Teoren


Më të lexuarat


Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved