Si të minimizojmë pasojat e alergjive nga poleni
Alergjitë e rrugëve te frymëmarrjes, si pasoje e ndryshimeve klimaterike janë shtuar se tepërmi. Për me tepër, ato nuk manifestohen me vetëm ne periudha te caktuara, por shtrihen thuajse ne te gjithë vitin.
Burimi: ikub.al
Shperndaje
 
0
0
Instruksione
Ndonëse trajtimi dhe shërimi prej tyre është një proces i vështirë, ekzistojnë mundësi për ta frenuar forcën e manifestimit te simptomave sikurse teshtimat, lotët, kolla, asma. Nder këshillat me te përgjithshme mund te përmendim shmangien e aktiviteteve ne mjedise te hapura, veçanërisht ne orët qendrore te ditës, larja e shpeshte e kokës, udhëtimet ne makine me dritare te mbyllura.
Për te qene me efecient ne menaxhimin e simptomave, gjeja e pare qe duhet te bëni është te drejtoheni tek mjeku specialist për te mësuar diagnozën e sakte dhe identifikimin e agjentit alergjik ndaj te cilit jeni te ndjeshëm, çka do t’iu ndihmonte për te përcaktuar një plan terapie përpara fillimit te stinës se prodhimit te polenit te luleve.
Gjithmonë si mase parandaluese këshillohet qe te bëhen pushime gjate periudhës ne fjale, kryesisht ne det, pasi ne këto mjedise, përqendrimi i polenit ne ajër është me i ulet.
Këshillohet gjithashtu qe te konsultoheni paraprakisht me kalendarin e lulëzimit dhe shpërthimit te polenit te luleve. Ndërkohë qe është e rëndësishme qe gjatë orëve kur ne ajër ka përqendrim te poleneve këshillohet gjithashtu qe te mos dilet nga shtëpia. Ne këtë rast, orët me te përshtatshme janë ato te mëngjesit dhe te darkës vone.
Nuk këshillohet qe te shkoni ne fshatra dhe vende te tjera te lulëzuara. Nëse udhëtoni me makine, këshillohet qe te mbahen dritaret mbyllur, nëse është e mundur te përdoret ajri i kondicionuar me filtra te posaçëm antipolen.
Evitoni daljet kur ka ere dhe diell dhe lani sa me shpesh flokët.
 
Niveli i vështirësisë
I Veshtire



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.





Na ndiqni




Shfleto artikuj te tjere per: AJRI ALERGJITE FRYMEMARRJA KESHILLA POLENI
Postuar nga: k.s
ikub #:
1704210088




Reklame


Reklame
Oscal


Reklame
DGA_BigBrother9