Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Konsumi me shumicë i mishit të kuq, rrit mortalitetin me 26%
 
Shperndaje
ikub#: 1705150082
Konsumi i shtuar i mishit te kuq vijon te jetë në shënjestër te shumë artikujve dhe studimeve shkencore.
Kësaj radhe, ne këtë debat është përfshirë edhe Divisione i Cancer Epidemiology and Genetics, National Cancer Institute, Bethesda, ne SHBA, ku Arash Etemadi dhe koleget e tij kane dhënë prova te tjera për ndikimin e mishit ne organizëm dhe lidhjen qe ekziston mes tij, konsumit te shtuar dhe vdekshmërive.
Studimi qe është shtrire për një periudhe 16 vjeçare, është botuar ne revistën British Medical Journal. Ai ka përfshirë 536 mijë amerikane adultë te moshës nga 50 deri ne 71 vjeç.
Ne përfundimet e studimit te bëra publike ne fund te vitit te kaluar, rezulton se konsumi i mishit te kuq rrit me 26% mortalitetin, dhe ne veçanti, rrit me 230% rastet e hepatopative kronike (sëmundjeve te mëlçisë).
Përfundimet e studimit janë përkrahur edhe nga te tjerë studiues qe mbështesin tezën e ndikimit negativ te konsumit te mishit.
Ne baze te ndikimit te dëmshëm te mishit, qëndron hekuri dhe nitratet e nitritet e krijuar gjate përpunimit te tij ne gatim. Por negativisht ndikojnë edhe te tjerë elemente te dëmshëm qe shoqërojnë gatimin e tij, veçanërisht ne procesin e pjekjes. Konsumi i mishti përgjithësisht shoqërohet me ulje te konsumit te frutave dhe perimeve, çka përbën një tjetër moment negativ ne këtë drejtim.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: KONSUMI MISHI MORTALITETI VDEKSHMERIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved