Kategorite
City-tour Greqi Korfuz - Janine
16 Maj 11 Vendndodhja: Shqiperi
 
0
0
ÇMIMI I PAKETES ESHTE 119 EURO PER PERSON




FUNDJAVA NE KORFUZ-JANINE

Dita E PARE - Tiranë / Korfuz Nisemi nga Tirana në orën 07.00. Pas një udhetimi prej rreth 3 oresh mbërrijmë në qytetin e bukur të Vlorës ku do të bëjmë pushimin tonë të parë duke shijuar kështu detin dhe bukuritë e Vlorës. Rinisim udhëtimin tonë drejt Llogarasë, ku mund të bëjmë një pushim për kafe apo specialitetet bio të zonës. Vazhdojmë përgjatë bregut mbërrijmë në Sarandë ku rekomandojmë drekën e shpejtë sipas dëshirës. Ndalesa e rradhës do të jetë në pikën kufitare të Qafë Botës. Pas procedurave kufitare, i drejtohemi Igumenicës ku mendohet të mbërrijmë rreth mbasdites. Hipja në traget drejt Korfuzit. Akomodimi në hotel dhe në mbrëmje të organizuar ose sipas dëshirës rekomandojmë një xhiro panoramike të qendrës së Korfuzit. .

Dita E DYTE - Pas mëngjesit në hotel fillojmë vizitën tonë panoramike të Korfuzit. Korfuzi apo Ishulli i Princave të Europës, vendi i adhuruar nga Homeri, Kazanova, Perandoresha Sisi e Austro-Hungarisë, Kaizeri gjerman, vendlindja e Princit Filip Duka i Edinburgut, qyteti i Korfuzit i vendosur midis dy fortesave karakterizohet nga stilet e mbivendosura artkitekturore Veneciane, Franceze, Angleze. Me interes janë Pallat Guvernatorit Anglez, i shndërruar në pallatin veror të Mbretit të Greqisë. Qyteti dominohet nga Fortesa e Vjetër dhe Fortesa e Re (veneciane). Arkitekti i bulevardit Rivoli në Paris ka projektuar shëtitoren kryesore të Korfuzit. Arkadat e Liston janë edhe zemra e qytetit. Lëmë qytetin e Korfuzit, përmes fshatit të Gastourit, vizita e parë është tek Pallati Akilion ndërtuar në 1890-1892 nga Perandoresha Elisabeth (Sissy) e Austrisë, blerë më pas nga Kaiser Wilhelm II i Gjermanisë në 1908. Brenda Pallatit vizitojmë muzeun interesant, ku admirojnë shumë statuja, duke përfshirë Akilin që vdes, e cila dekoron kopshtet e bukura me një pamje të mrekullueshme mbi qytetin e Korfuzit. Më pas në Perama për një ndalesë të shkurtër dhe foto të Ishullit të Miut (Pontikonissi), një nga atraksionet më të famshme të Korfuzit, i mbiquajtur kështu për shkak të përmasave të vogla, sipas legjendës ishulli është anija e Odiseas që Poseidoni e ktheu në shkëmb. Këtu pamjet dhe ngjyrat e kaltërta e të gjelbërta të qiellit detit e natyrës përzihen e krijojnë një peisazh të paharrueshëm. Vazhdojmë nëpër Kasiopi me pamje panoramike dhe plazhe mbreslënës, në sfond malet e Shqipërisë. Mbasdite marrim tragetin per Igumenicë e më pas i drejtohemi Janinës, qëndra e Epirit dhe gjithashtu qendër e rëndësishme universitare, me 20mijë studentë që i japin jetë e gjallëri qytetit natën. Pas akomodimit në hotel dhe darkës një xhiro panoramike e qytetit, streha e fundit e Ali Pashës e më pas sipas dëshirës në një nga lokalet interesante të qytetit.

Dita E TRETE - Pas mëngjesit në hotel vizitojmë sarajet e Ali Pashës, liqenin ku u mbyt Frosina e famshme, ishullin. Nisemi dhe ndalesa e rradhës do të jetë në kufirin e Kakavijës ku do të kryhen procedurat kufitare. Opsion për drekë në Ujin e Ftohtë të Tepelenës dhe më tej sërisht drejt Tiranës.Vonë në darkë në Tiranë dhe këtu do të jetë edhe fundi i udhetimit tonë, të ngjeshur por të këndshëm dhe të paharruar.

Çmimet e mësipërme janë për person në akomodim në dhomë dyshe

Përfshihet në çmim

- Transporti me minibus të personalizuar komod 

- Transporti me traget Igumenicë-Korfuz-Igumenicë 

- Akomodimi në hotel me 3* 

- Mëngjesi në të gjitha ditët e qëndrimit 

- Guidë profesionale gjate gjithë kohës së qëndrimit 


Te dashur miq!

Me dëshirën për të realizuar për Ju një udhëtim të këndshëm e komod ju lutemi te njoftoni pjesmarrjen tuaj brenda afatit ne adresen e meposhtme. 



Europe Agency

Adresa: Rr. e "Durrësit", Tiranë-Albania

Tel: +355 44 51 72 79

Mob: +355 69 20 90 800

Web: www.europeagency.al

E-mail: recruitment@europeagency.al



Kerkon pune, makine? Nje shtepi me qera apo me shume?  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari.

Ky njoftim nuk eshte me i vlefshem!
Njoftime te sponsorizuara
Punaime
Sostariffe.it assumere consulenti per Inbound Commerciale di Energia &Gas
Tiranë
Deri: 10/03/2017
Punaime
EUROVOICE SHPK kerkon: 3 Agjente ne gjuhen SUEDEZE
Tirana e Re
Deri: 30/04/2017
Punaime
Kerkohen Operatore Telefonico - attività di presa APPUNTAMENTI
Tiranë
Deri: 06/04/2017
Punaime
EUROVOICE SHPK kerkon: 10 Agjente ne gjuhen Italiane per Binary Option
Tiranë
Deri: 30/04/2017
Punaime
Kerkon: Operator Telefonik
Tiranë
Deri: 03/03/2017
Punaime
Parr shpk cerca un insegnante madrelingua italiana
Tiranë
Deri: 26/03/2017
Punaime
CAMPAGNA SONDAGGI
Tiranë
Deri: 30/04/2017
Punaime
EuroVoice SHPK Per le Sedi di TIRANA e VALONA e alla ricerca di Operatori...
Tiranë
Deri: 30/04/2017
Punaime
EuroVoice seleziona 10 operatori telefonici per vendita outbound di servizi di...
Tiranë
Deri: 30/04/2017
Punaime
ZËVËNDËS SHEF I SHËRBIMEVE TË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIT
Tiranë
Deri: 05/03/2017
Punaime
Ofrohet vend pune Asistent i Ndihmës së Shpejtë
Tiranë
Deri: 05/03/2017
Punaime
Kerkohet HR Assistant
Tiranë
Deri: 31/03/2017
Punaime
EUROVOICE SHPK kerkon: 10 Agjente ne gjuhen Angleze per Binary Option
Tiranë
Deri: 28/02/2017
Punaime
Kerkohen CONSULENTI TELEFONICI ADSL&ENERGIA per la sede di Tirana
Tiranë
Deri: 23/03/2017
Punaime
EUROVOICE KERKON TE PUNESOJE: 3 Agjente ne gjuhen NORVEGJEZE
Tiranë
Deri: 28/02/2017
Punaime
Kerkohet: IT Project Manager
Tiranë
Deri: 28/02/2017
Punaime
Ofrohet vend pune English Agent
Tiranë
Deri: 28/02/2017
Punaime
Kerkohet: IntermediateJava Developer
Tiranë
Deri: 28/02/2017
Punaime
Parr shpk cerca consulenti telefonici inbound
Tiranë
Deri: 26/03/2017
Punaime
SosTariffe assume 150 consulenti nell’area Sales Inbound
Tiranë
Deri: 10/03/2017
Punaime
SosTariffe cerca Operatori Back Office
Tiranë
Deri: 10/03/2017
Punaime
Kerkohet: Back Office
Tiranë
Deri: 15/03/2017
Punaime
SosTariffe assume 150 consulenti nell’area Inbound commerciale
Tiranë
Deri: 10/03/2017
Punaime
Parr shpk cerca operatori per attività di assistenza clienti via chat
Tiranë
Deri: 26/03/2017
Punaime
Parr shpk cerca operatori per attività di recupero crediti
Tiranë
Deri: 26/03/2017
Punaime
Kerkohet: Jurist
Tiranë
Deri: 07/03/2017
Punaime
Ofrohet vend pune IT&T SPECIALIST
Tiranë
Deri: 12/03/2017
Punaime
Kerkohen Operatore per gjuhen Italiane
Tiranë
Deri: 05/03/2017
POSTO NJOFTIMIN TEND

Ju duhet Ndihmë? Kliko Këtu
OSE
Per te marre njoftimet e fundit ne email tuaj
Gjej ne harte

Shfleto artikuj te tjere per: GREQIA TURIZMI
Postuar nga: aleda
ikub #:
1105160044




Reklame
Raiffeisen


Reklame
inTV


Reklame
Abissnet