Ky artikull ka skaduar!
City-tour Greqi Korfuz - Janine
16 Maj 11 Vendndodhja: Shqiperi
 
0
0
0
ÇMIMI I PAKETES ESHTE 119 EURO PER PERSON

FUNDJAVA NE KORFUZ-JANINE

Dita E PARE - Tiranë / Korfuz Nisemi nga Tirana në orën 07.00. Pas një udhetimi prej rreth 3 oresh mbërrijmë në qytetin e bukur të Vlorës ku do të bëjmë pushimin tonë të parë duke shijuar kështu detin dhe bukuritë e Vlorës. Rinisim udhëtimin tonë drejt Llogarasë, ku mund të bëjmë një pushim për kafe apo specialitetet bio të zonës. Vazhdojmë përgjatë bregut mbërrijmë në Sarandë ku rekomandojmë drekën e shpejtë sipas dëshirës. Ndalesa e rradhës do të jetë në pikën kufitare të Qafë Botës. Pas procedurave kufitare, i drejtohemi Igumenicës ku mendohet të mbërrijmë rreth mbasdites. Hipja në traget drejt Korfuzit. Akomodimi në hotel dhe në mbrëmje të organizuar ose sipas dëshirës rekomandojmë një xhiro panoramike të qendrës së Korfuzit. .

Dita E DYTE - Pas mëngjesit në hotel fillojmë vizitën tonë panoramike të Korfuzit. Korfuzi apo Ishulli i Princave të Europës, vendi i adhuruar nga Homeri, Kazanova, Perandoresha Sisi e Austro-Hungarisë, Kaizeri gjerman, vendlindja e Princit Filip Duka i Edinburgut, qyteti i Korfuzit i vendosur midis dy fortesave karakterizohet nga stilet e mbivendosura artkitekturore Veneciane, Franceze, Angleze. Me interes janë Pallat Guvernatorit Anglez, i shndërruar në pallatin veror të Mbretit të Greqisë. Qyteti dominohet nga Fortesa e Vjetër dhe Fortesa e Re (veneciane). Arkitekti i bulevardit Rivoli në Paris ka projektuar shëtitoren kryesore të Korfuzit. Arkadat e Liston janë edhe zemra e qytetit. Lëmë qytetin e Korfuzit, përmes fshatit të Gastourit, vizita e parë është tek Pallati Akilion ndërtuar në 1890-1892 nga Perandoresha Elisabeth (Sissy) e Austrisë, blerë më pas nga Kaiser Wilhelm II i Gjermanisë në 1908. Brenda Pallatit vizitojmë muzeun interesant, ku admirojnë shumë statuja, duke përfshirë Akilin që vdes, e cila dekoron kopshtet e bukura me një pamje të mrekullueshme mbi qytetin e Korfuzit. Më pas në Perama për një ndalesë të shkurtër dhe foto të Ishullit të Miut (Pontikonissi), një nga atraksionet më të famshme të Korfuzit, i mbiquajtur kështu për shkak të përmasave të vogla, sipas legjendës ishulli është anija e Odiseas që Poseidoni e ktheu në shkëmb. Këtu pamjet dhe ngjyrat e kaltërta e të gjelbërta të qiellit detit e natyrës përzihen e krijojnë një peisazh të paharrueshëm. Vazhdojmë nëpër Kasiopi me pamje panoramike dhe plazhe mbreslënës, në sfond malet e Shqipërisë. Mbasdite marrim tragetin per Igumenicë e më pas i drejtohemi Janinës, qëndra e Epirit dhe gjithashtu qendër e rëndësishme universitare, me 20mijë studentë që i japin jetë e gjallëri qytetit natën. Pas akomodimit në hotel dhe darkës një xhiro panoramike e qytetit, streha e fundit e Ali Pashës e më pas sipas dëshirës në një nga lokalet interesante të qytetit.

Dita E TRETE - Pas mëngjesit në hotel vizitojmë sarajet e Ali Pashës, liqenin ku u mbyt Frosina e famshme, ishullin. Nisemi dhe ndalesa e rradhës do të jetë në kufirin e Kakavijës ku do të kryhen procedurat kufitare. Opsion për drekë në Ujin e Ftohtë të Tepelenës dhe më tej sërisht drejt Tiranës.Vonë në darkë në Tiranë dhe këtu do të jetë edhe fundi i udhetimit tonë, të ngjeshur por të këndshëm dhe të paharruar.

Çmimet e mësipërme janë për person në akomodim në dhomë dyshe

Përfshihet në çmim

- Transporti me minibus të personalizuar komod 

- Transporti me traget Igumenicë-Korfuz-Igumenicë 

- Akomodimi në hotel me 3* 

- Mëngjesi në të gjitha ditët e qëndrimit 

- Guidë profesionale gjate gjithë kohës së qëndrimit 


Te dashur miq!

Me dëshirën për të realizuar për Ju një udhëtim të këndshëm e komod ju lutemi te njoftoni pjesmarrjen tuaj brenda afatit ne adresen e meposhtme. 



Europe Agency

Adresa: Rr. e "Durrësit", Tiranë-Albania

Tel: +355 44 51 72 79

Mob: +355 69 20 90 800

Web: www.europeagency.al

E-mail: recruitment@europeagency.al



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Njoftime te sponsorizuara
Punaime
MRC Group cerca 300 operatori
Tiranë
Deri: 02/06/2016
Makina
Shitet Audi A4 S Line
Viti i prodhimit 2004
2004
6000 €
e papercaktuar
Makina
Shitet MINI COOPER 1.6 Benzine
Viti i prodhimit 2004
2004
6000 €
e papercaktuar
Punaime
Ofrohet vend pune Business Analyst
Qarku Tirane
Deri: 10/08/2015
Punaime
Ofrohet vend pune IT Help Desk
Tiranë
Deri: 04/08/2015
Evente.al
Startup Grind Summer Party
Tirane Business Park
30/07 - 30/07
Punaime
Kerkohen operatore per gjuhen Frenge
Qarku Tirane
Deri: 18/05/2016
Punaime
Kerkohen operatore per gjuhen Gjermane
Qarku Tirane
Deri: 16/06/2016
Punaime
Kerkon: Operator Telefonik
Tiranë
Deri: 30/12/2016
Punaime
Consulenti telefonici assicurativi
Tiranë
Deri: 30/07/2015
Punaime
Cerchiamo Operatori
Qarku Tirane
Deri: 13/08/2015
Punaime
Ofrohet vend pune operatore profesionale
Tiranë
Deri: 28/08/2015
Punaime
Kerkohen operatore telefonike
Tiranë
Deri: 08/05/2016
Prona
Shitet dyqan, 80m2 ( Unaza e re )
80m²
1500€
Prona
Shitet dyqan, 48m2 ( Unaza e re )
48m²
150000€
Prona
Shitet 1+1, 73m2 ( Unaza e re )
73m²
550€
POSTO NJOFTIMIN TEND

Ju duhet Ndihmë? Kliko Këtu
OSE
Na ndiqni
Per te marre njoftimet e fundit ne email tuaj
Gjej ne harte
Kategorite

Punaime.al (10,239)

Prona (22,711)

Makina (16,134)

Evente.al (3,932)

Te tjera (20,956)


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
ikub #:
GREQIA TURIZMI
1105160044






Reklame
Pepsi


Reklame
Hako_0317
Reklame
spitali amerikan