Helena Paparizou - LIVE ne Tirane
ikub#: 1009160129

Helena Paparizou ka lindur dhe është rritur në Gutenberg të Suedisë nga prindërit grekë të cilët ishin emigrantë. Talenti i saj artistik nuk do të ishte mbajtur i fshehtë për një periudhë të gjatë kohore pasi që kur ajo ishte vetëm një vajzë e re i pëlqente të këndonte, të vallëzonte dhe të aktronte.

Interesi i saj për artin ishte aq i madh se ajo gjatë mësimeve të shkollës merrte dhe leksione muzike. Në moshën shtatëmbëdhjetvjeçare, së bashku me shokun e saj të fëmijërisë Nikos Panagiotidis formojnë grupin Antik. Ata nënshkruan kontratë me shtëpinë diskografike të sapo-themeluar Bonnier dhe regjistruan këngën e tyre të parë  "Opa Opa", e cila u bë një hit  (qëndroi për shumë javë në krye të klasifikimeve).

Ky ishte vetëm fillimi për një karrierë të shkëlqyeshme që vazhdoi me daljen e albumit të tyre të pare në vitin 2001, ata morën pjesë në Festivalin Europian të Këngës dhe me një performancë shumë mbresëlënëse ata fituan vendin e tretë me këngën "I would die for you". Ky sukses vazhdoi dhe me marrjen e albumit të platint,  me turne në Europë dhe bashkëpunimin e tyre me artistët  më të rëndësishëm grekë dhe të huaj.

Në pranverë të vitit 2004 lançon albumin e saj të parë solo titulluar "Protereotita" nga i cili këngët "Andithesis", "Anamnisis", "Kace Kala" dhe "Stin kardhia mu mono thlipsi" janë më të suksesshmet. Më 21 Maj 2005, Helena Paparizou përfaqëson Greqinë për herë të dytë në Festivalin Europian të këngës ku zuri vendin e parë me këngën "My Number One ".

Në tetor të 2007, është lëshuar fonograma për filmin "The Kiss of Life" ku Helena Paparizou këndon këngën për muajit e mjaltit. Kënga menjëherë bëhet më e preferuara në të gjitha radiot greke.

 

Helena Paparizou do te performoje live te shtunen me 25.09.2010 ne Stadiumin "Qemal Stafa" ne Tirane. Koncerti fillon ne oren 19.30 me artiste nga Shqiperia,  Kosova, Maqedonia dhe Rumania. Biletat mund te blihen prane cdo pike "Neptun Shops" dhe kushton 500 leke. Per me shume informacione dhe per rezervim biletash mund te telefononi ne numrin e vene ne dispozicion (04)4107777.

 

Per me shume informacion mund te klikoni ketu: http://www.connext.al/helena/index.php




Tiranë



loading...


Tiranë


NJOFTIMET E FUNDIT
3.500 €
LEK
Shfleto artikuj te tjere per: KONCERT
Postuar nga: aleda
ikub #:
1009160129
Copyright © 2006 -2021ikub.al shpk, All Rights Reserved