1. Kliko butonin “Regjistroheni”
2. Plotëso formularin e regjistrimit.
3. Më pas kliko butonin “ Ruaj”.
1. Kur regjistroheni ndodh që emrin me të cilin ju dëshironi që të regjistroheni në portal nuk pranohet.
2. Kjo do të thotë që dikush tjetër është regjistruar me njëjtin emër si ju.
3. Duhet të keni parasysh që emri dhe adresa e emailit me të cilin ju regjistroheni të jenë personale, të mos i posedojë ndonjë përdorues/user tjetër përvec jush,
4. Në të kundërt sistemi ynë nuk ju lejon të regjistroheni, kjo pasi nuk lejohen dy përdorues/usera me të njëjtat të dhëna identifikimi.
1. Kliko sipër emrit me të cilin jeni regjistruar.
2. Më pas kliko “Posto”
3. Zgjidh kategorinë “Njoftime”.
4. Plotësoni fushat bosh dhe kliko vazhdo.
5. Zgjidh kategorinë e njoftimit.
6. Plotëso serish fushat bosh sipas kërkesave .
7. Për të vendosur foto për njoftimin tuaj zgjidh “Chose a file” dhe pasi të ngarkohet kliko “Bashkangjit”.
8. Në fund kliko” Ruaj” dhe njoftimi publikohet.
1. “Regjistrimi” bëhet vetëm një herë me të dhënat tuaja ndërsa “Hyrje” duhet të klikoni sa herë që doni të hyni në portal me emrin me të cilin jeni registruar ne fillim.
2. Regjistrimi ka të bejë me plotësimin e formularit i cili bëhet vetëm një herë.
3. Duhet të klikoni “ Hyr” dhe më pas do ju shfaqen dy fusha bosh.
4. Në te paren do shenoni vetem emrin me te cilin jeni regjistruar ne fillimin dhe ne fushen e dyte fjalekalimin.
1. Pasi hyni ne portalin tone me emrin me te cilin ju jeni regjistruar ne anen e djathte iu shfaqet si opsion “Aktiviteti im” .
2. Aty do të gjeni të gjitha njoftimet të cilat keni publikuar në portalin tuaj.
3. Ju mund të klikoni në njoftimet që ju deshironi, do ju shfaqen në faqe dhe do të keni mundësi ti fshini apo ti modifikoni nëse ju dëshironi.
1. Nëse harruat password-in/ fjalëkalimin, atëhere ju mund të klikoni "Harruat Fjalëkalimin ?"
2. Do ju shfaqet një fushë boshe ku kërkohet vetëm email-i me të cilin jeni regjistruar.
3. Në një kohë të shkurtër prej pak sekondash tek ai email, do t´ju dërgohet fjalëkalimi i ri nga sistemi ynë.
4. Nëse nuk ju kujtohet e-maili me të cilin jeni regjistruar, atëhere jeni të lutur të kontaktoni me operatorët tanë duke i dhënë emrin me të cilin jeni regjistruar.
5. Nëse ne rastin më të keq nuk ju kujtohet as emri as emaili me të cilin jeni regjistruar, atëherë, na vjen keq por duhet të regjitroheni sërish me të dhëna të reja.
1. Për subjektet apo personat privatë që publikojnë / aktualizojnë njoftimet brënda limiteve, publikimi i njoftimeve është falas.
2. Nëse dëshironi që njoftimi juaj të jetë pak me specifik, që do të thotë të jetë më i dallueshem apo të qëndrojë në krye të njoftimeve të tjera të publikuara atëherë duhet ti referoheni paketave promocionale me pagesë që ne kemi për njoftimet.
3. Për më shumë informacion mbi njoftimet me pagese klikoni këtu.
1.Si fillim ju duhet të rregjistroni biznesin tuaj në portalin tonë të biznese.al, sigurohuni të jeni të loguar në llogarinë e hapur ne ikub.al përpara se të filloni rregjistrimin e biznesit.
2. Klikoni biznese.al , në anen e djathtë është opsioni “Regjistro”
3. Me pas zgjidhni një prej kategorive me të cilën bën pjesë biznesi juaj.
4. Plotësoni fushat bosh me të dhënat që ju kërkohen duke pasur parasysh që janë të detyrueshme të plotesohen ;Titulli emri biznesit dhe sidomos ato fusha bosh me yll të kuq.
5. Nëse biznesi juaj ka logo atëherë mund të klikoni tek “Choose a file” që ndodhet në mes të formes së rregjistrimit ku shkruhet "logo" ku mund të ngarkoni logon.
6. Pasi të përfundoni me regjistrimin kliko “Ruaj”.
7. Pasi të keni klikuar “Ruaj” biznesi juaj publikohet në biznese.al me të dhenat që ju keni plotesuar.
8. Në momentin që ju doni të publikoni një njoftim dhe ta lidhni me biznesin tuaj atëherë klikoni tek fusha “Biznesi” dhe sistemi e shfaq emrin e biznesit tuaj ashtu si e keni regjistruar tek biznese.al.
9. Do te shikoni qe sistemi jone e njeh dhe jua jep si opsion ku ju duhet ta klikoni.
10. Në këtë mënyrë njoftimi juaj lidhet me biznesin perkatës.
1. Ju keni mundësi që njoftimin tuaj ta rifreskoni apo ta bëni të qëndrojë i listuar në njoftimet e reja duke klikuar rifresko tek shiriti me ngjyrë të kuqë që ndodhet sipër titullit të çdo njoftimi.
2. Në këtë mënyrë sistemi do e konsiderojë si njoftim të ri dhe do te bëjë radhitjen e tij në listën e njoftimeve të publikuara së fundmi në portal.
1. Në anën e djathtë të njoftimit të publikuar është një kuadrat ”Kontakto postuesin” .
2. Aty janë të shënuara kontaktet e personit i cili ka publikuar njoftimin përkatës, numër telefoni apo dhe adresë emaili.
3. Çdo person i interesuar për njoftimin e publikuar ka te drejte ta kontaktoje personalisht postuesin per ta pyetur për detaje te tjera qe nuk jane te listuara ne njoftim.
1. Ju nuk mund ta ndryshoni vete emrin me te cilin jeni regjistruar.
2. Për këtë mund tju vijmë në ndihmë ne me anë te operatorëve tanë.
3. Nëse jeni të vendosur të ndryshoni emrin për një arsye apo një tjetër, jeni të lutur të na kontaktoni.
4. Mund t’i jepni operatorëve tanë emrin me të cilin jeni të regjistruar aktualisht dhe emrin e ri të cilin dëshironi të vendosni gjithashtu dhe adresen e emailit me të cilin jeni regjistruar në menyrë që operatori të mund të bëjë të saktë identifikimin dhe më pas ndryshimin e emrit tuaj.
1. Eshtë në interesin tuaj që njoftimi i publikuar të shfaqet në mënyrë korrekte si nga ana gramatikore ashtu dhe vizuale në mënyrë që të jetë sa me i kuptueshëm per masën.
2. Kontrolloni që fjalët apo fjalitë ne tekstin e njoftimit te jene shkruar sakte nga ana gramatikore.
3. Nëse tekstin e njoftimit tuaj e keni kopjuar nga diku tjetër (dokument tjetër, portal tjetër ku mund ta keni publikuar më parë) është e këshillueshme që tekstin ta hidhni në një Notepad.
4. Me pas mund ta beni “Copy” në Notepad dhe “Paste” në portalin tonë, në menyrë që lloji i shkrimit të shfaqet korrekt dhe uniform me të gjitha njoftimet e publikuara në portalin tonë.
5. Në rastin kur njoftimet tuaja nuk janë korrekte si nga ana gramatikore ashtu dhe estetike duke iu përmbajtur mënyrës së publikimit të njoftimeve në portalin tonë atëherë është e nevojshme që operatorët tanë të modifikojnë njoftimin tuaj.
Copyright © 2006 -2018ikub.al shpk, All Rights Reserved