Kisha e Shën Premtes në Përmet, një atraksion për turistët
 
Shperndaje
ikub#: 1802060013
Kisha e Shën Premtes në Përmet, një atraksion për turistët Kisha e Shën Premtes në Përmet është nën monitorimin e mjeshtrave dhe specialistëve të DRKK-së Gjirokastër për ta kthyer këtë objekt kulti në një atraksion për vizitorët vendas dhe ato të huaj.
Specialistët kanë ndërhyrë në meremetim e disa pikave në çatinë e saj që ikonat dhe afresket e rralla të mos pësojnë dëmtime por të ruhen për ti treguar vizitorëve që qyteti i Përmetit vazhdon të ruaj trashëgiminë kulturore dhe historinë.
Ruajta dhe mirëmbajtja e këtyre objekteve i kthen këto në zona me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit dhe atë ekonomik, duke u dhënë atyre një jetë të re.
Kisha e Shën e Premtes në Përmet është shpallur monument kulture e kategorisë së parë.
Ajo ndodhet në pjesën e lagjeve karakteristike të qytetit. Është e tipit bazilik me përmasa 22 m e gjatë, 16 m e gjerë dhe 8 m e lartë.
Mbishkrimi i gdhendur mbi një pllakë guri, tregon për ndërtimin e kishës më 1776 nga kryemjeshtri Ilia kristo.
Pikturat murale me skena nga Shkrimet e Shenjta është realizuar më 1808 nga piktori Terpo Zografi. Ikonostasi dhe gdhendjet në dru, janë punuar artistikisht nën drejtimin e Dhimitrit mjeshtrit shqiptar nga Konica.
 
Loading...




Shfleto artikuj te tjere per: ATRAKSION KISHA PERMET SHEN PREMTE TURISTE

Marre nga ATA


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved