Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
"Europa për qytetarët", programi që nxit pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje
 
Shperndaje
ikub#: 1802090022
"Europa për qytetarët", programi që nxit pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje Rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve të Bashkimit Europian për historinë, vlerat e përbashkëta dhe diversitetin kulturor është në fokus të programit "Europa për qytetarët”, në të cilin merr pjesë edhe Shqipëria, edhe pse nuk është ende anëtare e BE-së.
Sesioni informues për këtë program për përfaqësuesit e bashkive, operatorët kulturorë dhe për ente publike i cili tashmë është nën menaxhimin e Ministrisë së Kulturës u zhvillua sot në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar me pjesëmarrjen e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ambasadores së Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin.
Ky takimi i organizuar për programin "Europa për qytetarët” synon inkurajimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe proceset e rëndësishme politike që ndodhin në Bashkimin Europian dhe më gjerë.
Në takim  u prezantuan mundësitë për përfitimin nga thirrjet e ndryshme të këtij programi dhe për mënyrat e aplikimit.
Kumbaro u shpreh se ”ky është një nga programet e rëndësishme të Bashkimit Europian, i cili së fundmi është nën menaxhimin e ministrisë së Kulturës. Ky program është i dyti pas programit ”Europa Krijuese” i cili ishte i destinuar për vendet anëtare të BE -së por Shqipërisë ju dha mundësia për tu bërë pjesë e këtij programi dhe pse nuk është anëtare e BE.
Ajo shtoi se ”Shqipëria me kulturë tashmë e ka integruar Europën me produktet e saj. Në vitin 2016 dhe 2017 ne korrëm suksese herë në disiplinat e filmit, botimeve dhe përkthimeve dhe herë në disiplina të tjera siç janë platformat dixhitale dhe gjithashtu dhe në projekte të tjera me karakter hulumtues.
Sipas saj, ky sukses vetëm në 2 vite e gjysmë është meritë e organizatave të shoqërisë civile pasi ministria e Kulturës nuk aplikon për këtë projekte thjesht e menaxhon, zhvillon seanca informimi dhe asiston në hartimin e projekteve.
‘Programin ”Europa për qytetarët”  është një nisëm e rëndësishme e Bashkimit Europian që synon të mbështes vlerat më të mira të qytetërimit europian në të cilën bën pjesë dhe kultura. Ky program gjithashtu është i rëndësishëm për të kaluar ”gjembat” nga mbyllja e sistemit të mëparshëm nga i cili dhe ia dolëm që në 15 vite të krijojmë një shtet të së drejtës me respektimin e vlerave dhe parimeve themelore të të drejtave të njeriut, duke na lejuar të futemi në këto projekte me shanse të barabarta dhe guxim me shumë vende të Europës”, tha Kumbaro.
"Në themel të ëndrrës europiane qëndron vlera e bashkëpunimit, shkëmbimit të eksperiencave ku secili duhet të shpalos veçorinë e tij. Ne jemi sot pjesë e këtij programi me shpresë dhe besim për të mundur mosdijen dhe për të thyer kufijtë njerëzor që ngrihen nga mosdija e njëri-tjetrit. Ky program do të luftojë pikërisht këto paragjykime që vijnë nga mosdija. Gjithashtu ”Europa për Qytetarët” synon thellim e kësaj njohje dhe ministria e Kulturës e quan këtë program një detyrë që ndërthuret shumë mirë me kulturën, historinë dhe trashëgiminë kulture që sot e cilësojmë si trashëgimi kulturore e së ardhmes”, shtoi Mirela Kumbaro.
Ajo gjithashtu u shpreh se hapja e thirrjeve për këtë program nuk është vetëm për organizatat kulturore por për të gjithë aktorët e shoqërisë civile dhe të gjithë bashkive në mbarë vendin të cilët duhet të jenë promotorë të këtij programi.
Kumbaro shtoi se pjesa me e madhe e pjesëmarrësve në aplikimet për këtë program janë të rinj, duke theksuar se programet e propozuara nga ata kanë qenë gjithmonë një sukses’.
Vlahutin: Shqipëria ndan të njëjtë histori dhe vlera kulturore me BE
Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin e cila tha se "këto programe janë të hapura për gjithë qytetarët e Bashkimit Europian por gjithashtu dhe për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Ky takim informues sot është një shembull i mirë i cili promovon më së miri vlerat e Europës dhe mbështet punën e autoriteteve vendore dhe shoqërisë civile si dhe organizatave që punojnë në terren”.
"Shqipëria në shkurt të 2015 nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Bashkimin Europian i cili i ofroi mundësinë  të gjitha bashkive, organizatave të shoqërive civile që punojnë në fushën e kulturës në Shqipëri që të punojnë në një rrjet të përbashkët me organizatat partnere nga mbarë Europa dhe të provojnë veprime konkrete. Objektivi i këtij program është promovimi i vlerave të përbashkëta që ka Europa”, tha ajo.
Gjithashtu Vlahutin shtoi se "Shqipëria është Europë dhe shqiptarët janë europian dhe ju ndani me pjesën tjetër të Europës të njëjtën histori, vlera dhe trashëgimi kulturore. Prandaj ka kuptim që Shqipëria të bëhet pjesë e këtyre programeve  dhe ne rekomandojmë fuqimisht që ju të bëheni pjesë e të gjitha thirrjeve për propozimeve”, tha ajo.
Viti 2018,  tha Vlahutin është Viti Ndërkombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Bashkimi Europian promovoi këtë të martë programin ‘Rruga e Trashëgimisë Kulturore’ ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që është seri eventesh të cilat do të promovojnë trashëgiminë kulturore të Ballkanit Perëndimor dhe historinë e përbashkët që ata kanë me Bashkimin Europian.
Ky program tha Vlahutin në fund të fjalë së saj duhet të shërbej që shqiptarët të njihen më shumë nga vendet e tjera të Europës prandaj këto programe janë ura lidhëse dhe informues midis vendeve të Evropës dhe Ballkanit Perëndimor".
 
loading...




Marre nga ATA
Shfleto artikuj te tjere per: EUROPA MIRELA KUMBARO ROMANA VLAHUTIN

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved